Uncategorized

Gruda për Kurtin: Me 47% po i kërkon krejt pushtetet, a nuk është kjo tendencë autoritare?

Deputeti i Partisë Demokratike, Përparim Gruda, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për, siç tha, synimin për të kontrolluar të gjitha institucionet kryesore të vendit.

I ftuar në emisionin Pressing në T7, Gruda ka ngritur disa pyetje lidhur me mënyrën se si po vepron partia në pushtet.

Sipas tij, fakti që Vetëvendosje ka marrë 47 për qind të votave nuk i jep të drejtë të kërkojë kontroll mbi të gjitha pushtetet.

“Me 47% po i don krejt pushtetet, a nuk është kjo shqetësuese, a nuk është tendencë autoritare, a nuk duhet opozita me i thanë stop”, ka deklaruar Gruda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *