TË FUNDIT

Realizohet lindja e parë pas fertilizimit të asistuar në sektorin publik shëndetësor në Kosovë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se sot është realizuar me sukses lindja e parë e një pacienteje që kishte arritur shtatzëninë përmes procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF) në sektorin publik shëndetësor në Kosovë.

Sipas njoftimit të QKUK-së, bëhet fjalë për një paciente 31-vjeçare, e cila ka lindur në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë (KOGj).

QKUK e ka cilësuar këtë ngjarje si një arritje të rëndësishme për shëndetësinë publike në vend, duke vlerësuar se ajo dëshmon përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve bashkëkohore.

Njëkohësisht, ky sukses përfaqëson një mundësi dhe shpresë të re për çiftet që përballen me sfidën e infertilitetit, pasi dëshmon se procedurat e fertilizimit të asistuar po japin rezultate edhe në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.

Sipas QKUK-së, kjo arritje shënon një hap përpara në avancimin e shërbimeve shëndetësore publike dhe në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *