TË FUNDIT

Egnatia ndalet nga Craiova, pëson humbjen e parë pas dy barazimeve

Egnatia ka pësuar humbjen e parë pas dy barazimeve radhazi, duke u mposhtur me rezultat 2-0 nga Universitatea Craiova në Ligën e Konferencës.

Skuadra shqiptare nuk arriti të përballojë presionin e vendasve, të cilët kaluan në epërsi me Alexandru Cicaldau në minutën e 27-të. Pas një pritjeje të gjatë dhe verifikimit të situatës nga VAR-i për pozicion jashtë loje, goli u konfirmua.

Në minutën e 33-të, Nicușor Bancu dyfishoi epërsinë e Craiovës, me një goditje të fuqishme nga distanca, duke e lënë portierin Mario Dajsinani pa mundësi reagimi.

Egnatia pati një mundësi të mirë për të reaguar në pjesën e dytë, kur Altin Kryeziu provoi me një goditje nga distanca në minutën e 53-të, por portieri i Craiovës u përgjigj me një pritje të shkëlqyer.

Situata u komplikua edhe më shumë për ekipin shqiptar në minutën e 84-t, kur Eneo Bitri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Pas dy barazimeve radhazi, Egnatia rikthehet te humbjet, ndërsa Craiova siguron një fitore 2-0. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *