Driton Kuka ngre alarmin
Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës në xhudo, ngre alarmin për sportin tonë.
Kuka sot ka shkarkuar për situatën që po kalon sporti ynë.
“Los Angeles 2028 po vjen në fakt cikli kualifikues në vlugun e madh te shumica e federatave ndërkombëtare!
Sa ka ec Kosova në sport prej Lojërave të para Olimpike që kemi marr pjesë!? Mendimi im aspak!Sa sportistë të ndërtuar në Kosovë do kualifikohen në 2028 ?
3-4 nga xhudo një nga boksi!
Sportistët e njëjtë e edhe më pak se në Paris 2024!Natyralizimet si quaj sukses të punës as të federatave e aq më pak të KOK e Ministrisë!
Prioritet i federatave e KOK sukseset në gara e jo organizime garash!
Talentë serioz me rezultate në grupmosha si atleti Ramadani por edhe shumë talentë tjerë po rrezikohen me humb në nivel Elitar, kjo duhet të jetë temë e njerëzve kompetent në baza ditore!
Kryesorja kur të vjen koha më qenë në ‘LA2028’ sigurt me qindra vetë do vijnë atje!
Sa ma shpejtë të krijohet një ekip njerëzish me integritet për të ndërtuar një strategji për sportin e vendit tonë!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.
