Gërvalla propozon të jetë e para në ligjin për pasuri, vjen reagimi i fortë
Anëtari i Guxo, Luan Gacaferi, ka reaguar publikisht duke vlerësuar deklaratën e Donika Gërvalla-Schwarz lidhur me ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Gacaferi ka theksuar se qëndrimi i Gërvallës, e cila është shprehur se ligji duhet të nisë nga vetë ajo, tregon përkushtim dhe integritet të lartë institucional. Ai e ka cilësuar atë si shembull për zyrtarët e tjerë, duke shtuar se figura të tilla janë të rralla në politikë.
Në reagimin e tij, ai ka përmendur edhe një deklaratë të Albin Kurti, duke theksuar vlerësimin për rolin dhe angazhimin e Gërvallës në institucionet e vendit.
Postimi i plotë:
Donika Gërvalla-Schwarz: “Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, fillon nga unë e para, dhe pastaj vazhdon me zyrtar tjerë të shtetit”
Ja pra njerëz, kështu është kur kemi zyrtar të lartë të shtetit si zonja Gërvalla, qe janë të pakorruptuar dhe të pastër në çdo aspekt dhe duan të jenë shembull për të tjerët!
Të tjerët do thonin e fillojmë me zyrtar tjerë, e jo më mua të parin, prandaj zonja Gërvalla, ishte, është dhe mbetet e veçant prej të tjerëve, thjesht është dukat!
Prandaj, jo rastësisht do thoshte njëhere zt. Kurti: “Sikur t’i kisha edhe nja 10 Donika tjera, do dija unë, çka do bëja me Kosovën”
Respekt pa fund për ju zonja e hekurt Donika Gërvalla!
