“E sfidojmë të distancohet publikisht!”, Kelmendi kritikon Muhaxherin për takimet me Porfirijen
Deputeti i VV-së, Taulant Kelmendi, ka reaguar pas deklaratave të Patriarkut Porfirije në varrimin e Ratko Mladiqit, duke i cilësuar ato si “të turpshme dhe të papranueshme”.
Kelmendi ka kritikuar edhe kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, për takimet dhe afërsinë e tij me Porfirijen. Ai e ka sfiduar Muhaxherin që të distancohet publikisht, duke ngritur pikëpyetje për arsyet e kësaj afërsie.
Reagimi i plotë:
Deklaratat e Patriarkut Porfirije në varrimin e Ratko Mladiqit janë të turpshme dhe të papranueshme. Një kriminel lufte i dënuar për gjenocid nuk mund të glorifikohet si hero i popullit serb.
Ndërkohë, Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, vazhdon të takohet me të. Fotoja më poshtë është bërë para dy muajsh.
Por kjo nuk është hera e vetme që ai shihet në krah të Porfirijes. Në vitin 2022, Muhaxheri e mbronte publikisht Porfirijen, duke thënë që ai nuk jep deklarata nacionaliste dhe se e respekton Kosovën.
Pse kryetari i Pejës, një prej qyteteve më të goditura nga lufta, duhet të ketë kaq shumë afërsi me këtë njeri që sot, në mënyrë publike, nderon dhe glorifikon kriminelet e luftës?
Në fund të fundit, pse duhet ekzistojë kjo afërsi?
E sfidojmë të distancohet publikisht!
