TË FUNDIT

Feraj: Paranojën e opozitës në Kosovë e ka shprehur më së miri Doarsa Kica-Xhelili

Analisti politik Hysamedin Feraj ka komentuar deklaratën e deputetes Doarsa Kica-Xhelili lidhur me kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

Feraj ka thënë se refuzimi për ta votuar Sejdiun, pavarësisht vlerësimit pozitiv për profesionalizmin dhe integritetin e tij, tregon sipas tij “paranojën e opozitës” ndaj Albin Kurtit dhe LVV-së.

Sipas Ferajt, kjo frikë lidhet më shumë me votën e përsëritur të qytetarëve për LVV-në dhe Kurtin sesa me zhvillimet politike në vend.

Postimi i plotë:

Paranojën e opozitës në Kosovë e ka shprehur më së miri Doarsa Kica-Xhelili:

«Për Bekim Sejdiun kisha një vlerësim të qartë. E konsideroj profesionist dhe me integritet”. Por nuk e votoj sepse ishte kurth i Albin Kurtit për përçarjen e LDK-së!

Me këtë paranojë, nëse Albin Kurti, me miratimin e LVV dhe votuesve të saj, ia ofron opozitës të tre pushtetet dhe kalon në opozitë , opozita e sotme ka gjasë të mos e pranojë nga frika se “KURTI FITON GJITHMONË EDHE KUR HUMB!” Deri këtu ka shkuar frika e opozitës nga Albin Kurti?

Në fakt jo. Paranoja e opozitës është ndaj demokracisë: votimit të përsëritur të popullit për LVV-në dhe Albin Kurtin.

Të gjithë diktatorët dhe totalitaristët pëshkruhen si paranojakë, veçanërisht ndaj popullit të lirë. Opozita e Kosovës nuk bën pëjashtim: e ka sha popullin me nënë e babë, ka kërkuar t’i hiqet e drejta e votës etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *