TË FUNDIT

TË FUNDIT

Vuçiq: Ose të zgjidhet Asociacioni ose faleminderit – kaq ishte

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se “lista e detyrimeve të pa realizuara” nga viti 2013 dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, e cila u përmend nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në thelb i referohet Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Ata do të thonë se çështja e energjisë nuk ka përfunduar. Tani problemi është a do të japin licencë, pastaj t’iu heqin licencën për të drejtat e shpërndarjes… Por të gjithë e dinë që thelbi është Asociacioni. Pra – ose do t’i qaseni problemit të zgjidhjes së Asociacionit ose: ‘Faleminderit, kaq ishte”, iu tha Vuçiq gazetarëve pas hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd.

Vuçiq tha se situata për Serbinë nuk është e thjeshtë, por se duhet të ruhet paqja dhe të jetë gati për kompromise. Por ai tha se në Bruksel, më 27 Shkurt kur pritet të takohet me kryeministrin Kurti, do të mbajë qëndrimin qê ka mbajtur në Parlamentin e Serbisë pak javë më parë./21Media

Read More
TË FUNDIT

Specialja cakton për në prill katër seanca ndaj “Thaçit e të tjerëve”

Gjykata Speciale gjatë muajit prill ka caktuar katër seanca në rastin e Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe Rexhep Selimit.

Sipas kalendarit të gjykimeve, seanca e parë do të mabhet më 3 prill, datë kjo kur edhe do të nisë gjykimi.

Seanca në këtë rast janë caktuar edhe për datat 4, 5 prill dhe 11 prill.

Në seancën e 11 prillit pritet të fillohet me paraqitjen e provave të Prokurorisë, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve.

Read More
TË FUNDIT

Andrej Plenkovic: Propozimi franko-gjerman do të çojë pothuajse në njohje “de facto”

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic në një debat të organizuar nga “Atlantic Council” ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe propozimin franko-gjerman, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se është duke u bërë një përpjekje nga Franca dhe Gjermania por edhe nga shtetet e tjera të QUINT-it që të zvogëlohen tensionet dhe të shkohet drejt asaj që pothuajse do të jetë një njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia.

Ai ka thënë se kjo është forma për të lëvizur përpara dhe për të hequr nga tavolina tema të cilat në vazhdimësi krijojnë tensione në veri të Kosovës.

“Nesër do të jetë 15 vjetori kur Kroacia njohu Kosovën, është kohë e gjatë. Ju e dini që pesë vende ende nuk e kanë njohur. Çfarë kemi parë nga përpjekjet e Francës dhe Gjermanisë dhe disa shtete të tjera që janë pjesë e QUINT, është një përpjekje për të lëvizur gjërat përpara për të zvogëluar tensionet dhe të bëhet përpjekje të shkohet drejt asaj që është pothuajse një njohje ‘de facto” e cila herët apo vonë ..

Read More
TË FUNDIT

Kusari-Lila për Haki Abazin: Hidhërimin e ka në diçka tjetër

Kusari-Lila për Haki Abazin: Hidhërimin e ka në diçka tjetër

Kryetarja e grupit të VV-së në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka komentuar deklaratat e Haki Abazit të bëra në hollin e Kuvendit të Kosovës e ku hedh akuza ndaj saj.
Abazi, që është deputet i VV-së, është shkarkuar nga posti i kryetarit të komisionit për politikë të jashtme, ndërsa ai ka hedhur akuza ndaj Kusari Lilës që po ngulfat fjalën e lirë brenda VV-së së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

“Nuk kemi fuqi edhe po të duam unë dhe Saranda që të ngulfasim fjalën e lirë brenda VV-së”, tha ajo në T7.

Abazi po ashtu i ishte referuar Kusari Lilës si “çadra e Gadafit” dhe ka thënë se ajo ka shkatërruar edhe grupe tjera parlamentare para VV-së. Por kjo mendon se hidhërimi i Abazit është me diçka personale.

“Dy vjet janë në pyetje. Cilat janë iniciativat që i ka marrë. Kjo nuk qëndron. Nuk jam marrë me të në nivel personal. Konsideroj se është shpërthim i pakënaqësisë që ka pasur në vazhdimësi që ë..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Nuk mund të ketë shtet të zhvilluar pa sektor privat të fuqishëm

Krasniqi: Nuk mund të ketë shtet të zhvilluar pa sektor privat të fuqishëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot në Gjilan ndërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve.
Krasniqi është njoftuar me sfidat e tyre të përditshme, sidomos tani në këtë periudhë të krizës ekonomike.

‘Ata ndanë shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore, sepse shumë profesionistë po e lënë Kosovën në mungesë të perspektivës në vend. Ky fakt, përveç i dhimbshëm, është edhe shqetësues. Me këtë trend të ikjes, Kosova po rrezikon të mbetet një vend i braktisur. Keqqeverisja dhe trajtimi armiqësor ndaj bizneseve, po i dekurajon ndërmarrësit. Kjo politikë i ka larguar edhe ata pak investitorë të huaj që kishin filluar ta shohin Kosovën si vend potencial për investime”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Shteti duhet të ketë rolin e vet vetëm si partner dhe krijues i kushteve më të mira për bizneset të cilat duke u rritur e forcuar, krijojnë vende pune të qëndrueshme me paga dinjitoze”,..

Read More
TË FUNDIT

Aksident tragjik në Ferizaj, humbin jetën katër persona

Një aksident tragjik ka ndohur mbrëmjen e sotme në Kosovë në akisn rrugor Ferizaj-Shtime, ku katër persona kanë humbur jetën.

Sipas zëdhënësit të policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, në aksident ishin përfshirë tre makina dhe për pasojë katër persona kanë humbur jetën.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, tha Veseli.

Read More
TË FUNDIT

Aksion i Gjykatës Speciale – Bastiset banesa e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, deklarohet avokati i tij

Për orë të tëra me urdhër të Prokurorit të Dhomave të Specializuara, të mërkurën është bastisur banesa e Adil Behramajt. Behramaj ka qenë këshilltar i ish-Presidentit Hashim Thaçi, ndërsa aktualisht drejton portalin “Demokracia në Kosovë”.

Bastisjen e ka konfirmuar edhe avokati i Behramajt, Artan Çerkini. Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka dashur të komentojë hetimet.

Ka reaguar kolegu i Behramajt, Artan Behrami, i cili gjithashtu ishte këshilltar i Presidentit Thaçi. Behrami bastisjen e banesës së kolegut te tij e konsideron si një skandal të paprecedent.

“Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara”, ka shkruar Behrami në Facebook.

Ndërkohë, në ditën e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.

Thaçi dhe të tjerët akuzohen p..

Read More
TË FUNDIT

Çështja e Asociacionit, Vllasi ka një këshillë për Kurtin para takimit me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq do të zhvillojnë takimin e radhës më 27 shkurt në Bruksel.

Ky takim është ftuar nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Por, cilat janë pritjet e njohësve të çështjeve politike nga ky takim?

Azem Vllasi, analist politik thotë se nuk mund të pritet diçka e rëndësishme e as sensacionale nga takimi i së hënës.

Megjithatë, ka thënë se është më rëndësi që dialogu të vazhdoj.

“Pozita e Kurtit është më e mirë ngase propozimi franko-gjerman, në fakt evropian e i përkrahur nga SHBA në esencë është bazë e një marrëveshje mes dy shteteve. Kurti nuk duhet të heq dorë nga njohja reciproke mes dy shteteve, por poashtu duhet të kërkoi që Serbia ta heq Kosovën nga Kushtetuta e vet. Derisa kjo mos të ndodhë njohja edhe nëse ndodhë, mbetet një deklaratë joobligative. Vuçiqi e ka vështirë ngase ka problem përbrenda opinionit serb që vet e ka krijuar”, ka thënë Vllasi.

Më tutje,..

Read More
TË FUNDIT

Katër persona të vdekur nga një aksident i rëndë në rrugën Ferizaj-Shtime

Katër persona të vdekur nga një aksident i rëndë në rrugën Ferizaj-Shtime

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime, më saktësisht në dalje të Shtimes.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka deklaruar se në aksident janë përfshirë tri vetura me targa vendore.

““Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli.

Ai ka bërë të ditur se ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet relevante të policisë kanë nisur hetimet për rastin. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Pavarësia e Kosovës festohet për herë të parë në Beograd

Pavarësia e Kosovës festohet për herë të parë në Beograd

Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka bërë të ditur se sot në Beograd është festuar Dita e Pavarësisë së Kosovës.
Festa është organizuar në rezidencën e drejtuesit të Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafi ka deklaruar se prezentë në këtë festim ishin përfaqësues politik nga Lugina dhe nga misionet diplomatike.

Ky është statusi i plotë i tij:

PËR HERË TË PARË KOSOVA SHËNON PAVARËSINË NË BEOGRAD

Me ftesë të ambasadorit, Sh. T. Z. Jetish Jashari, për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15 vjetorin e saj!

Përveç përfaqësuesve institucional e politik të Luginës së Preshevës, prezent ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, e përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare.

Emocion i veçantë. Gëzuar Kosovë /Lajmi.net/

Read More