Deputetja e LDK-së: Edhe për dy vjet, qytetarët kanë me u ngi Albin
Deputetja e LDK-së: Edhe për dy vjet, qytetarët kanë me u ngi Albin
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku, ka thënë se partia në pushtet po e ndjek avazin e vjetër duke punësuar familjarë në ndërmarrje e institucionet e tjera, ndonëse thotë se me kauzë të kundërt kanë ardhur në pushtet.
Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje po i përzgjedh ish-anëtarë të partisë nëpër pozitat kyçe.
Bunjaku ka thënë se qytetarët “kanë me u ngi Albin”, pasi kanë mbetur edhe dy vite deri në përfundim të mandatit.
“Kjo Qeveri ka ardhë në pushtet me kauzë se ‘ne do ta luftojmë nepotizmin dhe familjarizmin’ ndërsa gjithkund ka nepotizëm dhe familjarizëm. Në Komisionin për Ekonomi, kolegu im Pal Lekaj i tregoi me emra dhe mbiemra njerëzit e Lëvizjes, të cilët kanë qenë kandidatë nëpër lista zgjedhore dhe tani po mundohen me i caktu në pozita kyçe”.
“Krejt kohën kanë akuzuar partitë e tjera dhe absolutisht kjo qeveri nuk di tjetër, pos me u anku në 20-vjeçarin e kaluar, por harron që..
Read More