TË FUNDIT

TË FUNDIT

Pamje nga aksidenti i rëndë ku vdiqën katër persona në rrugën Ferizaj-Shtime

Pamje nga aksidenti i rëndë ku vdiqën katër persona në rrugën Ferizaj-Shtime

Katër persona kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti ku janë përfshirë tri vetura me targa vendore.
Në aksidentin që ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime, tashmë kanë arritur edhe ekipet e emergjencës, policisë dhe zjarrfikësve.

Lexues të lajmi.net kanë dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, teksa zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se kanë nisur hetimet rreth rastit.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Shpërblehet me 1 mijë euro djaloshi që ndihmoi me lopatë gjatë vërshimeve në Skenderaj

Shpërblehet me 1 mijë euro djaloshi që ndihmoi me lopatë gjatë vërshimeve në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka takuar djaloshin e quajtir Donart Murati, i cili u bë viral me lopatën e tij, duke u përpjekur që të ndihmojë të tjerët, gjatë vërshimeve shkatërruese që kapluan rajonin e Skenderajt, javë më parë.
Nura e shpërbleu djaloshin me 1,000 euro, si dhe me një mirënjohje.

“E njihni Donartin? Djaloshi hero me lopatë në dorë që po përpiqej pas vërshimeve të pastrojë rrëmujën e krijuar nga fatkeqësia natyrore, për t’u bërë inspirim i ynë dhe frymëzim i shembullit pozitiv se, pas gjithë asaj çfarë na ndodhi, ne bashkërisht do të RINGRIHEMI!”, shkroi Nura në Facebook.

Një fotografi e djaloshit duke ndihmuar, po ashtu është vënë në hapësirat e zyrës së kryetarit Nura.

Read More
TË FUNDIT

Një emër tjetër për Asociacionin?

Një emër tjetër për Asociacionin?

Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jetë njëetnik dhe ta ndryshojë emrin, në mënyrë që të merret në konsideratë formimi eventual i tij, paraqet ide për ndryshimin e Marrëveshjes së Brukselit, vlerësojnë njohësit e proceseve politike, Agon Maliqi dhe Miodrag Milliqeviq.
Me këtë marrëveshje – që Kosova dhe Serbia kanë arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve – është paraparë edhe formimi i Asociacionit, por nuk është zbatuar kurrë.

Kosova refuzon ta themelojë atë, duke thënë se “asociacioni njëetnik” është në kundërshtim me Kushtetutën e saj dhe mund të çojë në ndarjen e vendit.

Me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, Kurti, në fillim të shkurtit, ka dalë me gjashtë kushte për formimin e Asociacionit – mes tjerash: të mos jetë njëetnik, ta ndryshojë emrin dhe të mos ketë pushtet ekzekutiv.

Analistët nuk e përjashtojnë mundësinë që kërkesa e Kurtit për..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj: Japonia është partner i rëndësishëm i Kosovës

Haradinaj: Japonia është partner i rëndësishëm i Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, në shënimin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit Naruhito.
Haradinaj ka thënë se Japonia është partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës.

“Japonia është partner i rëndësishëm politik, ekonomik dhe strategjik i Republikës së Kosovës. Isha i nderuar të jem prezent në eventin e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, në shënimin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit Naruhito”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se me fillimin e epokës Reiwa të Perandorit Naruhito, Japonia dhe Kosova zotohen në mbajtjen e “harmonisë së bukur”.

“Me këtë rast, Të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Ryuta Mizuuchi, i shpreha urimet më të përzemërta në këtë festë kombëtare. Me fillimin e epokës Reiwa të Perandorit Naruhito, Japonia dhe Kosova zotohen në mb..

Read More
TË FUNDIT

Përfundon bastisja, ish-këshilltari i Thaçit: Po rezervohem prej komentimit

Përfundon bastisja, ish-këshilltari i Thaçit: Po rezervohem prej komentimit

Ka përfunduar bastisja në banesën e Adil Behramajt, këshilltar i ish presidentit Thaçi. Ekipet e Speciales janë larguar nga ndërtesa ndërsa avokati i Behramajt ka thënë se nuk ka urdhër arrest për të dhe se i njëjti po qëndron në banesën e tij.
“Sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara është bastisur banesa e zotit Adil Behramaj në lidhje me një pretendim të Prokurorisë së Specilalizuar për një vepër penale e cila sipas tyre është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Mbrojtja e ka parë vendimin, e ka bërë një vlerësim fillestar të tij. Mendojmë se ky vendim në disa pika është i përfshirë në shkelje kushtetuese mirëpo ne këto çështje do t’i adresojmë në momentin e duhur procedural”, ka thënë Qerkini.

Bashkë me avokatin para gazetarëve doli edhe vet Behramaj.

“Po rezervohem prej komentimit kështu që fjalën po ia kaloj avokatit Artan Qerkini”, ka thënë shkurt ..

Read More
TË FUNDIT

​Vitia: MSh do shtojë investimet për të ngritur cilësinë e shërbimeve për qytetarët

​Vitia: MSh do shtojë investimet për të ngritur cilësinë e shërbimeve për qytetarët

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar sot Klinikën e Kirurgjisë Abdominale dhe Urologjisë, ku gjatë takimeve me udhëheqësit e tyre, temë diskutimi ishte rritja e kapaciteteve shëndetësore dhe përmirësimi i shërbimeve.
Vitia pasi dëgjoi udhëheqësit e klinikave përkatëse lidhur me raportin e punës, kërkoi nga ata që në mënyrë të përbashkët të angazhohemi në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit në shërbime shëndetësore.

Ministri tha se synimi i përbashkët është që të trajnohen specialistët, si dhe të shtohet numri i intervenimeve operative.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia i shoqëruar nga ushtruesja e detyrës së drejtores së përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arënliu – Hoxha, ka vizituar sot Klinikën e Kirurgjisë Abdominale dhe Urologjisë. Gjatë takimeve që Ministri kishte me udhëheqësit e klinikave, temë ishte rritja e ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti takoi ambasadorin e Pakistanit, biseduan për marrëdhëniet bilaterale dhe zgjerimin e tyre

Kurti takoi ambasadorin e Pakistanit, biseduan për marrëdhëniet bilaterale dhe zgjerimin e tyre

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e ri jo rezident të Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid, të cilin e uroi për detyrën e re.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se, duke e vlerësuar Pakistanin si shtet partner dhe popull mik, Kryeministri Kurti e falënderoi për mbështetjen ndaj vendit tonë, sidomos për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe përkrahjen e vazhdueshme në arenën ndërkombëtare.

“U bisedua për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për zgjerimin e tyre, veçanërisht në bashkëpunim ekonomik dhe shkëmbime tregtare, si dhe në fusha të tjera të interesit të dyanshëm. Kryeministri Kurti theksoi indikatorët pozitivë ekonomikë në vendin tonë dhe potencialin për investime, duke veçuar pozitën e favorshme gjeografike dhe popullsinë e re të talentuar”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Junaid shprehu mirënjohjen e tij për..

Read More
TË FUNDIT

Punimet në rrjet, KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë

Punimet në rrjet, KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë

KEDS ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të ndodh për shkak të punimeve në rrjet, shkruan lajmi.net.

Punimet do të kryhen nga ekipet e KEDS, ndërsa janë të domsdoshme për siguri të sistemit:

Njoftimi i plotë:

23.02.2023

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Prishtinë

1.

NS 110/10(20) [kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] TS Mili Hajvali (kodi: 19000040165) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Një pjesë e rr. Dëshmorët e Gollakut.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, demontimi i shtyllave në TS Mili Hajvalia.

Pejë

1.

NS 110/10[kV] Klina do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] TS Murat Kuka (kodi: 52000012019) nga ora 09:00 deri 11:00

Vendet: Një pjesë e rr. Abedin Rexha.

Arsyeja: ndërprerje për siguri, demontimi i linjës së vjetër, kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri.

Mitrovicë

1.

Nga NS 110..

Read More
TË FUNDIT

Oda Amerikane dhe Hajdari paralajmërojnë legjislacionin e ri për lehtësim të investimeve

Oda Amerikane dhe Hajdari paralajmërojnë legjislacionin e ri për lehtësim të investimeve

Oda Ekonomike Amerikane ka bërë të ditur se sot është diskutuar Projektligjii për Investimet e Qëndrueshme por edhe nismat e tjera ligjore dhe strategjike të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Oda Ekonomike Amerikane organizoi një tryezë dialogimi me Ministren Rozeta Hajdari lidhur me këtë çështje, ku është thënë se Kosova së shpejti do ta ketë legjislacionin e ri për lehtësimin dhe nxitjen e investimeve.

Kjo është komunikata e plotë e Odës Ekonomike Amerikane:

Kosova së shpejti me legjislacion të ri për lehtësimin dhe nxitjen e investimeve

Prishtinë, 22 shkurt 2023 – Për të diskutuar lidhur me Projektligjin për Investimet e Qëndrueshme por edhe nismat e tjera ligjore dhe strategjike të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane organizoi një tryezë di..

Read More
TË FUNDIT

​Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri japonez, Ryuta Mizuuchi

​Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri japonez, Ryuta Mizuuchi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Japonisë, Ryuta Mizuuchi, i cili ia përcolli urimet e Perandorit Naruhito për 15-vjetorin e pavarësisë.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se në këtë takim më ambasadorin Mizuuchi, Presidentja Osmani theksoi se Japonia është një aleate dhe partnere e besueshme e Kosovës.

Presidentja Osmani falënderoi Japoninë për mbështetjen e deritashme, duke potencuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje përderisa Kosova vazhdon angazhimin drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Ajo vlerësoi lartë edhe kontributin e Japonisë dhe mbështetjen e ofruar Kosovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit, shëndetësisë, mediave, si dhe mbështetjes së rinisë përmes bursave dhe programeve për shkollim e avancim.

Në takim u diskutua për mundësitë e shumta të intensifikimit të bashkëpunimit bilateral.

Presidentja Osmani theksoi se ka p..

Read More