Author: admin

TË FUNDIT

Tjetër tërmet i fuqishëm në Turqi

Tjetër tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet tjetër i fuqishëm ka goditur sot Turqinë.
Sipas Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve, goditjet ishin të shkallës 5.2 ballë, shkruan lajmi.net.

Epiqendra ishte 40 kilometra në jug të qytetit Aksaray.

Ndërsa, thellësia e goditjeve raportohet të jetë 10 kilometra. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Astrit Dehari, viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur

Kurti: Astrit Dehari, viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur

Kryeministri Albin Kurti, sot u shpreh se ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari është viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur.
Ndërsa, për Adem Demaçin, Kurti tha se ai, është njëri ndër figurat e rezistencës shqiptare në burgjet jugosllave e serbe

“Kam fjalën për tribunën shqiptare, viganin e rezistencës shqiptare në burgjet jugosllave serbe, Adem Demaci dhe për shokun, aktivistin, Astrit Deharin viktimë e padrejtesisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur. Të dy janë busulla të lëvizjes sonë dhe për sa kohë që do jetojë kujtimi i tyre në zemrat tona për aq kohë do të jehohë dhe levizja”, tha Kurti.

Ai, në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, tha se përkundër veshtirësive, ata vazhdojnë “të jenë këtu” për të diskutuar mbi çështje që janë preokupuese për ta dhe qytetarët.

“Për 11-të vite e gjysmë kemi mbajtur 50-të mbledhje të kësh..

Read More
TË FUNDIT

S’i prek Ligji i Pagave: Guvernatori i BQK-së dhe drejtori i Trustit marrin mbi 4 mijë euro në muaj

S’i prek Ligji i Pagave: Guvernatori i BQK-së dhe drejtori i Trustit marrin mbi 4 mijë euro në muaj

Ligji për pagat në sektorin publik i miratuar në Kuvend me koeficientin në vlerë prej 105 euro, nuk prek edhe rrogat enorme të larta në disa institucione të pavarura të themeluara nga Kuvendi i Kosovës dhe në ndërmarrjet publike.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli, do të vazhdojnë të mbesin ndër më të paguarit në vend.

Guvernatori Mehmeti merr pagë mujore 4 mijë e 430 euro apo 53 mijë e 165 euro, neto në vit, raporton KosovaPress.

Pagë të përafërt me guvernatorin ka edhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. Ai merr pagë 4 mijë 128 euro në muaj ose 49 mijë e 536 euro, neto në vit. Ndonëse, performanca e Trustit me kursimet e qytetarëve për vitin e 2022 ishte negative, e cila kulmoi me humbje rreth 120 milionë euro.

Kryetari i komisionit parlamentar për buxhet dhe financa, Armend Muja ka treguar për Kosov..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: S’kemi asnjë skandal korruptiv në 2 vite, në 2024 presim heqjen e vizave

Kurti: S’kemi asnjë skandal korruptiv në 2 vite, në 2024 presim heqjen e vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, parti kjo në të cilën ai është kryetar.
Kurti ka thënë se Qeverisja e tij në dy vite është karakterizuar me zero afera korruptive, shkruan lajmi.net.

“Pas tri javësh bëhen dy vite që kur kemi filluar të qeverisim me vendin, pra po arrijmë gjysmën e mandatit. Janë dy vite me plotë sfidë, fillimisht si pasojë e pandemisë, e më pastaj krizës energjetike e tregtare por edhe luftës në Ukrainë. Mund të thuhet se asnjë Qeveri nuk është përballur me këso vështirësi. Gjatë këtyre dy viteve nuk e kemi asnjë skandal korrupsion por kemi ngritje në vendet për luftim të korrupsionit”, u shpreh Kurti.

I pari i Qeverisë tha se nga janari i vitit 2024, pritet heqja e vizave.

“Kemi hedhur hapa të rëndësishëm sa i përket integrimit tonë evropian dhe euroatlantik. Themeluam grupin punues për anëtarësim në NATO, apli..

Read More
TË FUNDIT

Berisha, Osmanit: U bëre presidente duke mohuar ushtarët e UÇK-së, duke përdorur Rugovën për së vdekuri

Berisha, Osmanit: U bëre presidente duke mohuar ushtarët e UÇK-së, duke përdorur Rugovën për së vdekuri

Analistja e politikës, Kimete Berisha ka sulmuar ashpër presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Kjo e fundit, sipas Berishës, ka ardhur në pushtet duke mohuar ushtarët e UÇK-së e duke përdorur ish-presidentin Rugova për së vdekuri, shkruan lajmi.net.

“E tash si Presidente po i punëson familjen në Institucione: kaq ideale të larta ke pasur ti”, shkroi Berisha.

Ajo madje nuk u ndal me kaq, por e quajti Osmanin “të poshtër e banale”.

Postimi i plotë:

Tezja presidente që na thotë se ‘lufta e Ukrainës është lufta jonë’!

Jo teze. Lufta jote po shihet.

U bëre Presidente duke i mohuar ushtarët e UÇK-së

(duke e përdorur Rugovën për së vdekuri dhe duke i mashtruar ata që të mbështetën: herë Sejdiun e herë Mustafën)..,

E tash si Presidente po i punëson familjen në Institucione: kaq ideale të larta ke pasur ti.

S’të vjen inat: jo që je ‘e poshtër’, por që je banale!

Se të jesh ‘e poshtër..

Read More
TË FUNDIT

Arifi: Lugina s’pret asgjë më nga Kurti, ai dhe Bislimi kanë keqpërdorur paratë të destinuara për ne

Arifi: Lugina s’pret asgjë më nga Kurti, ai dhe Bislimi kanë keqpërdorur paratë të destinuara për ne

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përçarë skajshmërisht spektrin politik të Luginës së Preshevës.
Arifi thotë se Lugina e Preshevës nuk pret më asgjë nga kryeministri Kurti, e që i cili sipas tij, ka rrezikuar partneritetin edhe me ShBA-të.

“Albin Kurti me politikat e tij në Luginë të Preshevës, nuk dallon me politikat e tij nga Shqipëria e Maqedonia. Albin Kurti në vitin e kaluar ka treguar që e ka përçarë skajshmërisht spektrin politik të Luginës së Preshevës. Është rrokur direkt me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rrezikuar skajshmërisht partneritetin me ShBA-të, për këtë arsye më lë të dyshojë personi i tij. Keqpërdorimi i mjeteve për Luginën e Preshevës nga ana e Kurtit, në bashkëpunim me Besnik Bislimin, tregon qartazi që Lugina e Preshevës nuk kemi çfarë presim nga Albin Kurti”, d..

Read More
TË FUNDIT

Të hënën pritet pranimi zyrtar i planit evropian, paralajmërohen pasoja nëse refuzohet

Të hënën pritet pranimi zyrtar i planit evropian, paralajmërohen pasoja nëse refuzohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të hënën në Bruksel, do të kenë para vetes planin evropian, i njohur si franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve. Ndërmjetësit e këtij takimi presin që palët të pranojnë këtë propozim dhe aty të diskutohet për afatet e zbatimit të tij. Njohës të zhvillimeve politike vlerësojnë që mospranimi i këtij propozimi do kishte pasoja, ndërsa nga opozita kritikojnë Kurtin për mostransparencë lidhur me këtë çështje.
Takimin e fundit e kanë zhvilluan në nëntor të vitit të kaluar, ku është diskutuar për çështjen e targave ilegale në veri të Kosovës.

Ndërsa, më 27 shkurt temë në Bruksel, do të jetë plani evropian për marrëdhëniet e mëtejme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka përsëritur se ky plan paraqet bazën e mirë për diskutime të mëtejmë. Megjithatë, nuk ka dhënë det..

Read More
TË FUNDIT

Skenderaj: Familjarët kapin hajnin në 03:00 të natës duke vjedhur në shtëpinë e tyre

Skenderaj: Familjarët kapin hajnin në 03:00 të natës duke vjedhur në shtëpinë e tyre

Sot në orët e hershme të mëngjesit, konkretisht rreth orës 03:00, policia në Skënderaj është njoftuar për një rast të grabitjes në një fshat të Skenderajt.
Sipas informatës një person i maskuar dhe me armë kishte hyrë në shtëpinë e ankuesit ku kishte marrë një çantë në të cilën kishte pasur të holla dhe dokumente personale.

I dyshuari ishte vërejtur nga familjarët e shtëpisë të cilët ishin ballafaquar me të dyshuarin dhe kishin arritur ta ndalonin derisa kishin arritur njësitë policore.

I dyshuari N. B., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar nga ana e policisë. Atij i është sekuestruar një armë tytëshkurtër e llojit pistoletë me municion, të cilat do të procedohen në cilësinë e provave materiale.

Është njoftuar prokurori kujdestar ku me urdhër të tij është iniciuar rasti ,,Grabitje” ndërsa hetimet do të vazhdojnë. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ky mund të jetë skenari tjetër nëse refuzohet propozimi franko-gjerman

Eksperti i DPC Global dhe njohësi i zhvillimeve politike që ndërlidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor, Toby Vogel ka folur për “Zërin e Amerikës” lidhur me takimin e 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vucic.

Vogel ka thënë se në versionet që janë publikuar deri tani të propozimit franko-gjerman e që janë ende të pavërtetuara nëse janë autentike, del se zgjidhja bazuar në këtë plan mund të funksionojë në favor të Serbisë.

Kur e thotë këtë, Vogel përmend faktin se sipas planit franko-gjerman, Serbia nuk detyrohet që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Mendoj se është plotësisht e qartë se ka përparësi që janë më afër qëndrimit të Serbisë, e cila nuk është e detyruar të pranojë pavarësinë e Kosovës. Asnjë nga versionet e teksteve që dolën në publik nuk parashikonte njohjen e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur. Kjo është ajo që tregon pa mëdyshje se propozimi evropian duhet të jetë një lloj marrëveshjeje e përko..

Read More
TË FUNDIT

Loshi: Marrëveshja e së hënës do ta largojë Kosovën nga Serbia, por ja çka do të ndodhë me Kurtin dhe Ramën

Ish-kandidati për deputet të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka thënë se marrëveshja që pritet të nënshkruhet të hënën mes Kosovës dhe Serbisë, do ta bëjë Kosovën edhe më të largët për Serbinë.

Sipas tij, Kosova do të vazhdojë të jetojë me realitetin e pavarësisë, kurse Serbia do të vazhdojë të jetojë mes ëndrrave për kthimin e Kosovës, përcjell Bota sot.

Në një analizë të publikuar në Facebook, ish-mjeku i UÇK-së, ka theksuar, se pas të hënës, Edi Rama dhe Albin Kurti do ta kenë më vështirë ta konservojnë mandatin moral për ta drejtuar popullin drejt perspektivës perëndimore.

Ai ka kërkuar nga shqiptarët që të mos pushojnë në asnjë çast së punuari për veten e tyre.

Reagimi i plotë i Loshit:

Krejt çfarë duhet të na interesojë në këtë moment, jo vetëm neve, por edhe Albin Kurtit si nënshkrues potencial, është se a do ta ofrojë, apo largojë Kosovën nga Serbia nënshkrimi i pritur i Marrëveshjes në Bruksel.

Që nga marrëveshja e Rambujesë, Kosova nuk i është afruar Serbis..

Read More