Video/ Kandidatja demokrate në SHBA në qendër të kritikave, poston video duke bërë ”twerk” në rrjetet sociale
Një kandidate demokrate për Kongresin amerikan në Michigan, Shelby Campbell, është bërë objekt kritikash të forta në rrjetet sociale pasi ka publikuar një seri videosh në TikTok ku shfaqet duke kërcyer në mënyrë provokuese dhe duke bërë “twerking”.
Sipas New York Post, videot e saj janë shpërndarë gjerësisht dhe kanë ngjallur reagime të shumta, me kritikët që e kanë akuzuar për sjellje “të papërshtatshme” për një person që synon një post publik.
Campbell, 32 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve, është kandidate në zgjedhjet për Distriktin e 13-të të Michiganit. Ajo është gjithashtu studente juridiku dhe anëtare e sindikatës United Auto Workers.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching
Në videot e saj virale, ajo shfaqet duke kërcyer, duke iu përgjigjur kritikëve dhe duke përdorur mesazhe provokuese, gjë që ka shkaktuar debat të madh në opinionin publik amerikan.
Disa përdorues në rrjete sociale kanë thënë se sjellja e saj “nuk përfaqëson seriozitet politik”, ndërsa të tjerë e mbështesin duke e quajtur një mënyrë të re dhe jokonvencionale komunikimi me votuesit.
Campbell nga ana e saj ka reaguar duke e pranuar se përdor rrjetet sociale në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, duke thënë se nuk synon të “shtiret si e përsosur”, por të jetë autentike me publikun.
