Author: admin

TË FUNDIT

Kosova ka rreth 1.8 milion përdorues të telefonisë mobile

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për tremujorin e katërt të vitit 2022.

Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të katërt (TM4-2022) është 1,783,419 përkatësisht për 8.3% më i ultë krahasuar me tremujorin paraprak TM3-2022, ndërsa 0.03% me i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM4-2021) “, thuhet në raport.

Sipas ARKEP-it, ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka rënie në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2021) është një ngritje e lehtë. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 98.2% të numrit të popullsisë./RTK

Read More
TË FUNDIT

Ardita Sinani për financimin në SHBA: Qeveria po tregon vendosmëri për Luginën

Vendimin e Qeverisë së Kosovës, për ndarjen e 40 mijë dollarëve për liderët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka përshëndetur ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, duke e konsideruar këtë si veprim të Kosovës që edhe Lugina të jetë në agjendë të bisedimeve.

“Edhe një lajm i mirë për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar ndarja e mjeteve për vizitën e delegacionit nga Lugina për në Senatin Amerikan”, ka shkruar Sinani, që njëherësh është edhe këshilltare e kryeministrit Albin Kurti për çështjen e Luginës.

Me këtë vendim, sipas saj, dëshmohet edhe një herë vendosmëria e Republikës së Kosovës, “për përfshirjen e Luginës së Preshevës në agjendën e bisedimeve për zgjidhjet e mëtejshme për Ballkanin Perëndimor nën frymën dhe parimin e reciprocitetit të të drejtave për pakicat në dy shtetet”.

Read More
TË FUNDIT

Tragjedi në Deçan: Burri vet-aksidentohet në trafik, duke kaluar rrugën goditet për vdekje nga një veturë tjetër

Tragjedi në Deçan: Burri vet-aksidentohet në trafik, duke kaluar rrugën goditet për vdekje nga një veturë tjetër

Edhe një aksident me fatalitet është shënuar në Kosovë.
Rsti ka ndodhur në fshatin Rastavic të Deçanit, shkruan lajmi.net.

Policia bën me dije se dje rreth orës 22:35, është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rastavic – Deçan

Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga. Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës.

Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkake të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë.

Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dë..

Read More
TË FUNDIT

Veç për dy muaj 36 mjekë u larguan nga sektori publik i shëndetësisë në Kosovë

Veç për dy muaj 36 mjekë u larguan nga sektori publik i shëndetësisë në Kosovë

As rritja e pagave si duket nuk po e ndal eksodin e mjekëve nga sektori publik drejt atij privat apo spitaleve jashtë Kosovës. Vetëm në më pak se 2 muaj nga Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës, janë larguar 36 specialistë.
Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, i cili ka theksuar se këto shifra alarmojnë për një mundësi të madhe të largimit të mjekëve nga institucionet shëndetësore publike.

“Këto dy muaj ditë kemi 36 kolegë tanë që vetëm se kanë marrë dokumentacionin dhe janë në fazën finale apo vetëm se kanë ecur dhe ky numër është indikacion që këtë vit do të kemi më shumë se vitin e kaluar që kanë qenë 210. Është dekurajues por të shikojmë se në Ministrinë e Shëndetësisë ka një dinamizim të punëve të aktiviteteve të shikojmë se sa mund të ndikohet”, është shprehur Sejdiu.

E ndonëse, tashmë pritet që pagat e muajit sh..

Read More
TË FUNDIT

Tentim vrasje brutale në Gjilan: Viktima po qëndronte në lokal, goditet me thikë në shpinë

Tentim vrasje brutale në Gjilan: Viktima po qëndronte në lokal, goditet me thikë në shpinë

Policia e Kosovës ka treguar se dje në Gjilan, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” ka ndodhur një tentim vrasjes.
Atje, viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal papritmas në mënyrë tinëzare është goditur me thikë në shpinë nga i dyshuari kosovar.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Lipjan: Arrestohet një person për dhunë në familje, në shtëpi i gjendet një kallashnikov

Lipjan: Arrestohet një person për dhunë në familje, në shtëpi i gjendet një kallashnikov

Arrestohet një person i dyshuar për dhunë në familje, sekuestrohet një armë zjarri
Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, mbrëmë nga zyrtarët e stacionit policor të Lipjanit, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i personi të dyshuar për veprën dhunë në familje, është realizuar në fshatin Sllovi të Lipjanit.

Pjesë e intervenimit në rast ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë ku janë gjetur dhe sekuestruar:

– një armë zjarri AK-47

– tre karikatorë dhe

– 94 fishekë.

Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes. ..

Read More
TË FUNDIT

Konflikti tek “Kafet e Rakisë”, viktima u ther me thikë në kokë

Konflikti tek “Kafet e Rakisë”, viktima u ther me thikë në kokë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për therjen e mbrëmshme me thikë në vendin e njohur si “Te kafet e rakisë” në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh, policia thotë se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime në pjesën e kokës (dyshohet me mjet te mprehtë).

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim te prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa njëri nga të dyshuarit lirohet në procedure të rregullt dhe ndaj tij iniciohet rasti pjesëmarrje ne rrahje. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Zelensky planifikon të takohet me liderin kinez, Xi Jinping

Zelensky planifikon të takohet me liderin kinez, Xi Jinping

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u shpreh se ka në plan të takojë liderin e Kinës, Xi Jinping për të diskutuar propozimet e Pekinit për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Duke folur në përvjetorin e parë të luftës së Rusisë në Ukrainë, ai tha se propozimi sinjalizonte se Kina ishte e përfshirë në kërkimin e paqes.

“Unë me të vërtetë dua të besoj se Kina nuk do të furnizojë me armë Rusinë”, tha ai, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

Plani i Kinës kërkon bisedime paqeje. Megjithatë, dokumenti prej 12 pikash nuk thotë në mënyrë specifike se Rusia duhet të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.

Autoritetet kineze deri më tani nuk i janë përgjigjur publikisht thirrjes së Zelenskyt.

Ndërkohë, Rusia përshëndeti propozimet kineze. “Ne ndajmë pikëpamjet e Pekinit”, tha në një deklaratë ministria e jashtme në Moskë.

Në fillim të kësaj jave, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Pekini po shqyrtonte furnizimin me armë..

Read More
TË FUNDIT

Chollet zbulon bisedën me Kurtin: Koha të përparohet me themelimin e Asociacionit

Chollet zbulon bisedën me Kurtin: Koha të përparohet me themelimin e Asociacionit

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka treguar për fjalët që ka folur mbrëmë në telefonatën me kryeministrin Kurti para takimit të së hënës me Vuçiqin në Bruksel.
Në një postim në Twitter, Chollet ka thënë se SHBA-të duan një takim konstruktiv që afirmon angazhimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se tani është koha të diskutohet për Asociacionin dhe të zbatohet ai si dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.

“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti sot përpara takimit të liderëve të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. SHBA-të mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së. Unë ndava se tani është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbat..

Read More
TË FUNDIT

“Xeher” çmimi i banesave në Prishtinë, shtrenjtohen për 30% patundshmëritë në kryeqytet

“Xeher” çmimi i banesave në Prishtinë, shtrenjtohen për 30% patundshmëritë në kryeqytet

Çmimet e patundshmërive, si shumë çmime të produkteve e shërbimeve tjera, është rritur dukshëm. Kjo duket të jetë si pasojë e inflacionit, rritjes së çmimit të materialeve ndërtimore.
Sipas Burim Halilit, shitës i patundshmërive, ngritja është 25 deri në 30 për qind krahasuar me vitet e kaluara, mirëpo krahas çmimit, sipas tij, është rritur edhe cilësia.

Halili tha se lagjet më të shtrenjta momentalisht në Prishtinë janë ajo e Pejtonit, Lakrishtës, e Muhaxherëve dhe lagjja Arbëria.

“Sot jemi të vetëdijshëm të gjithë si qytetarë se jetojmë në një kohë inflacioni edhe ngritje kemi në përgjithësi në të gjitha gjërat diku 15 për qind deri në 20 për qind, e një ndër ato që ka ngritje ma shumë është edhe çmimi i patundshmërive.

“Nëse e bëjmë një krahasim tash me të kaluarën, ngritja e çmimeve është përafërsisht 25 për qind deri në 30 për qind e metrit katror nga koha e kaluar deri më sot”, u shpreh H..

Read More