Author: admin

TË FUNDIT

“Do vi për kokën tënde” – Shaip Kamberi kërcënohet me jetë nga një serb

“Do vi për kokën tënde” – Shaip Kamberi kërcënohet me jetë nga një serb

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi është kërcënuar sot nga serbët.
Ai me anë të një postimi në Facebook, ka bërë me dije se kërcënimet janë të drejtëpërdejta me jetë, shkruan lajmi.net.

Kamberi ka thënë se kjo po ndodhë përderisa Serbia mundohet të ndërtojë një realitet virtual për gjoja të rrezikimit të jetës së serbëve në Kosovë.

“Kjo është atmosfera në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksander Vuçiqi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Kamberit:

Për muajë me radhë, Serbia po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual të gjoja rrezikimit të jetës së Serbëve në Kosovë.

Ndërkohë, sa është e rrezikuar liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi flasin rastet e shumta të diskriminimit.

Dënimi i para disa ditëve i kryetarit të Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafi, për përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar me 28 nëntor të vitit të kaluar, paraqet vetëm..

Read More
TË FUNDIT

KEDS: Nga erërat e forta u shkaktuan dëme në rrjetin elektroenergjetik

KEDS: Nga erërat e forta u shkaktuan dëme në rrjetin elektroenergjetik

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë-KEDS, sot ka bërë të ditur se si pasojë e erërave të forta, janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektroenergjetik, si në largpërçues dhe në shtylla elektrike.
KEDS ka potencuar se disa dalje 10kV kanë mbetur jashtë funksionit.

Rajonet më të prekura janë Peja, Mitrovica, Prishtina dhe Ferizaj.

“Ekipeve të KEDS-it të këtyre rajoneve u kanë shkuar për ndihmë edhe ekipet e rajoneve të tjera, në mënyrë që të sanohen dëmet sa më shpejt që është e mundur. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike.”, është bërë e ditur në njoftimin e KEDS-it.

Read More
TË FUNDIT

Aksidenti në Kamenicë, vdes edhe fëmiu 1 vjeç

Aksidenti në Kamenicë, vdes edhe fëmiu 1 vjeç

Si rrjedhojë e aksidentit që ka ndodhur dje në fshatin Hodonoc të Kamenicës, sot në QKUK ka ndërruar jetë edhe fëmiu 1 vjeç.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Gjilanit, shkruan lajmi.net.

Ata kanë treguar se foshnja ka ndërruar jetë pas plagëve të marra dhe se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot me datën 25.02.2023 ka pranuar informatën se në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë si pasoj e plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonoc ka ndërruar jetë edhe një fëmijë i moshës rreth një-vjeçare. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, kanë thënë nga Policia e Gjilanit.

Kujtojmë se në të njëjtin aksident dje vdiq edhe një 33-vjeçar. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Viktima e aksidentit në Deçan, ish-kandidat i VV-së për kryetar komune

Viktima e aksidentit në Deçan, ish-kandidat i VV-së për kryetar komune

Një aksident me fatalitet në Rastavic të Deçanit ia mori jetën dje Bilall Hadergjonajt.
Policia ka shpjeguar se viktima fillimisht ishte vetaksidentuar me makinë në këtë fshat rreth orës 22:35, por që kishte shpëtuar, shkruan lajmi.net.

Më pas, gjersa ai doli nga vetura dhe po kalonte rrugën, një veturë tjetër e goditi atë për vdekje.

Për vdekjen e tij kanë reaguar shumë figura publike, përfshirë kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj e ish-kryetari, Rasim Selmanaj.

Hadergjonaj ka qenë kandidat i VV-së për zgjedhjet për kryetar të komunës së Deçanit në vitin 2013.

Më pas, ai kishte kaluar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës gjersa ishte pjesë e Kuvendit Komunal. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Serwer: Kushtet e Kurtit janë refuzuar nëse plani evropian është “merre ose lëre”

Serwer: Kushtet e Kurtit janë refuzuar nëse plani evropian është “merre ose lëre”

7 shkurti i së hënës është data e takimit mes krerëve institucionalë të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.
Për dallim nga herat e kaluara, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ishin takuar, kësaj here nuk do të diskutohet për përmbajtjen e planit evropian. Vetë emisari i BE-së, për dialog, Miroslav Lajçak, ditë më parë deklaroi se në takimin e 27 shkurtit nuk ka asnjë mundësi që të diskutohet përmbajtja e marrëveshjes, duke konfirmuar kështu atë që kishte deklaruar Kurti më 15 shkurt në Kuvend të Kosovës, ku kishte thënë se atij i është prezantuar plani evropian në formën “merre ose lëre”.

Sipas Lajçakut, në Bruksel do të diskutohet vetëm mënyra dhe plani i zbatimit të marrëveshjes dhe asgjë tjetër.

Për çështjen e dialogut, Portali Dukagjini ka kontaktuar me profesorin amerikan dhe njohësin e mirë të çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer.

Sipas tij, një pro..

Read More
TË FUNDIT

Paralajmëron Rashiti: Njëra nga palët mund t’i thotë “JO” propozimit evropian

Paralajmëron Rashiti: Njëra nga palët mund t’i thotë “JO” propozimit evropian

Në takimin e paralajmëruar për 27 shkurt në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet t’i jepet formë procesit që do të çojë te marrëveshja mbi bazën e propozimit të Bashkimit Evropian.
Kështu thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë.

Ai e sheh si problem, siç e quan, hezitimin e faktorit ndërkombëtar dhe mosbesimin se palët po shkojnë drejt marrëveshjes, që ai thotë se është afër, por “u mbetet ndërkombëtarëve që t’i sinkronizojë veprimet me palët”.

“Për mua, ky mbetet shqetësimi më i madh, sepse faktori ndërkombëtar ende po e mban distancën [duke thënë] ja plani, pranojeni, vazhdoni, konsultohuni, finalizojeni”, thotë Rashiti.

Ai e sheh si mjaft të rëndësishme përmbajtjen e propozimit evropian, që, sipas tij, “e definon qartë karakterin e një marrëveshjeje ndërkom..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Statusi i marrëdhënieve me Serbinë s’është normal, duhet njohje reciproke

Kurti: Statusi i marrëdhënieve me Serbinë s’është normal, duhet njohje reciproke

Kryeministri Albin Kurti, sot deklaroi se statusi aktual i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është normal.
Ai tha se status normal është ai i fqinjësisë së mirë evropiane, pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip.

“Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet e bisedimeve në Bruksel saherë që jemi ftuar. Kemi mirëpritur Emisarin Special nga perëndimi sa herë që kanë ardhur. Kemi qenë dhe do të jemi të përkushtuar, parimor, konstruktiv dhe kreativ. Dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve. Statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal, e status normal është ai i fqinjësisë së mirë evropiane, pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip.”, u shpreh Kurti.

Kryeministri, në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje foli edhe për ras..

Read More
TË FUNDIT

Eurodeputetja gjermane tregon pasojat: Kush i thotë “JO” planit franko-gjerman, do izolohet ndërkombëtarisht

Eurodeputetja gjermane tregon pasojat: Kush i thotë “JO” planit franko-gjerman, do izolohet ndërkombëtarisht

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë janë më se të vetëdijshëm për masat ndëshkuese nëse nuk pajtohen ta nënshkruajnë “Marrëveshjen Bazë” për normalizimin e raporteve.
Izolim të plotë ndërkombëtar dhe përkeqësim të raporteve me botën përëndimore – kjo do të jetë rruga që do ta ndjekin Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç nuk tregohen konstruktivë në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, thotë von Cramon për Albanian Post.

Eurodeputetja gjermane nga radhët e të Gjelbërve, thotë gjithashtu se dy liderët ballkanikë duhet ta shfrytëzojnë mbështetjen e madhe politike – njëri me mbi 50 përqind ndërsa tjetri me mbi 60 përqind të votës popullore – në mënyrë që ta “shesin” kompromisin, sado i dhimbshëm që mund të jetë.

“Ky plan do të zhbllokojë ven..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi ngre alarmin: Qeveria pranoi planin e BE-së, aty s’ka asnjë përfitim konkret për Kosovën

Krasniqi ngre alarmin: Qeveria pranoi planin e BE-së, aty s’ka asnjë përfitim konkret për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se takimi i të hënës mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq do të shënojë fillimin e një faze të re të procesit të dialogut ku njohja nuk do të jetë më temë fare.
Ai me anë të një postimi në Facebook, thotë se krejt ky rezultat është si pasojë e dy viteve të keqmenaxhimit nga Qeveria Kurti në procesin e dialogut, shkruan lajmi.net.

Krasniqi tutje shton se ndonëse Qeveria ka pranuar planin e BE-së, ai nuk përmban asgjë konkrete, as për njohje reciproke, as për njohje nga pesëshja e BE-së dhe as për anëtarësim në NATO.

“Pavarësisht nga takimi i së hënës, qeveria, tashmë publikisht, e ka pranuar planin e propozuar nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, nga ajo që është parë deri tash, plani në vetvete nuk përmban pothuajse asnjë përfitim konkret për Kosovën. Aty nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-n..

Read More
TË FUNDIT

Aksidenti në Kamenicë, vdes edhe foshnja 6-muajshe

Aksidenti në Kamenicë, vdes edhe foshnja 6-muajshe

Si rrjedhojë e aksidentit që ka ndodhur dje në fshatin Hodonoc të Kamenicës, sot në QKUK ka ndërruar jetë edhe foshnja 6-muajshe.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Gjilanit, shkruan lajmi.net.

Ata kanë treguar se foshnja ka ndërruar jetë pas plagëve të marra dhe se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot me datën 25.02.2023 ka pranuar informatën se në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë si pasoj e plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonoc ka ndërruar jetë edhe një fëmijë i moshës rreth një-vjeçare. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, kanë thënë nga Policia e Gjilanit.

Kujtojmë se në të njëjtin aksident dje vdiq edhe një 33-vjeçar. /Lajmi.net/

Read More