TË FUNDIT

Thaçi: Sakrifica për Specialen ia ka vlejtur, bota sot e di që s’kishte “trafikim organesh” e “shtëpi të verdhë”

Thaçi: Sakrifica për Specialen ia ka vlejtur, bota sot e di që s’kishte “trafikim organesh” e “shtëpi të verdhë”

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë fjalës së tij në deklaratën pa betim, tha se në momentin kur ka dalë raporti i ish-senatorit Dick Marty, ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare hetim të pavarur.

Thaçi tha se ishte bashkësia ndërkombëtare ajo që i ka thënë se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për ta hequr “renë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë”, teksa shtoi se “kjo sakrifice ia ka vlejtur”.

“I nderuar trup gjykues. Kur raporti i Dick Martyt para 13 viteve mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara për trafikim të organeve nga UÇK-ja dhe unë, unë menjëherë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare më tha se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafik organesh dhe se shtëpia e verdhë nuk kanë ekzistuar kurrë. Tani e dinë se edhe unë edhe UÇK-ja, edhe populli i Kosovës dhe gjithë shqiptarë jemi shfajësuar nga këto akuza”,tha Thaçi, shkruan lajmi.net.

“E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër deri në përfundim të këtij procesi”,shtoi ai./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *