POLITIKATË FUNDIT

Nova.rs: Dy shuplaka në fytyrë në më pak se 24 orë, politika e Vuçiqit në Kosovë sapo ka përjetuar kolaps të plotë

Në vetëm 24 orë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq përjetoi dy dështime të mëdha në politikën e tij ndaj Kosovës. Kështu i përshkruan mediumi serb, Nova.rs, zhvillimet e fundit me zgjedhjet në veri të Kosovës që u bojkotuan nga Lista Serbe dhe dritën jeshile për anëtarësim në Këshillin e Evropës që Serbia nuk mundi t’i pengojë asnjërën.

Në titull dhe artikull, mediumi opozitar i Vuciqit, i përshkruan këto si “Dy shuplaka në fytyrë në më pak se 24 orë”, përcjell gazeta online Reporteri.net.

“Politika e Vuçiqit në Kosovë sapo ka përjetuar një kolaps të plotë”, thotë tutje titulli i artikullit të Nova.rs, që raporton edhe kronologjinë e dy zhvillimeve të rëndësishme për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *