POLITIKATË FUNDIT

Kush janë dy muzikantët e Gostivarit që e këshillojnë Talat Xhaferin me pagë mbi 600 euro në muaj

Menjëherë pas emërimit të tij në krye të qeverisë, kryeministri teknik, Talat Xhaferi kërkoi këshilltarë për ta këshilluar në kabinetin e tij për 100 ditëshin e tij në Qeveri.

Sipas burimeve që janë siguruar, del se në mesin e këshilltarëve, janë edhe dy muzikantë nga Gostivari, të cilët paguhen nga taksat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për Adis Ismailin, i cili përveç pagës prej 35.000 denarëve që siguron duke e këshilluar kryeministrin teknik, Talat Xhaferin, këshilltari punon edhe në Teatrin e Gostivarit. Megjithatë, Xhaferi e ka parë të arsyeshme të merr këshilla edhe nga një muzikant tjetër, Korab Ajdari, por 10.000 denarë më shumë se Hadisi ose 45.000 denarë në muaj.

Këto nuk janë këshilltarët e vetëm të kryeministrit teknik Talat Xhaferi, pagë marrin edhe “analistët” që japin analiza nëpër emisione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *