TË FUNDIT

Nga sot çdo veturë duhet të ketë stikers

Nga sot çdo veturë duhet të ketë stikers

Që nga sot, asnjë automjet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës (stikers), i cili dëshmon se automjeti në fjalë ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka thënë se projekti ka dhënë rezultate të mëdha vitin e parë, por rezultat edhe më të mëdha do të jepen sivjet.

“Vitin e parë ngjitësi ka pasur ngjyrë të kuqe, ketë vit ka ngjyrë të gjelbër dhe praktikisht sot behën 1 vit, kështu që nga nesër asnjë automjetet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës”, ka thënë Mazreku.

Sipas tij, përmes këtij projekti pritet edhe më shumë ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *