SPORTITË FUNDIT

Neymar u dërgon mesazhe ngushëlluese shokëve të skuadrës

Ëndrra e Brazilit për ta ngritur kupën është shuajtur përfundimisht. Kjo pasi Brazili humbi nga Kroacia.

Neymar e përjetoi rëndë këtë humbje.

Megjithëse, përmes Instagramit ai ka ndarë mesazhe të cilat u ka dërguar shokëve të skuadrës, gjersa u thotë të qëndrojnë të fortë.

“Si jeni? Dua t’u them se jam tifozi juaj. Një penallti nuk do të ndryshojë atë që mendoj për ju. Unë jam me ju përgjithmonë”, thotë ndër të tjera Neymar.

“Çfarë ka vëlla? Po përmirësohem pak nga pak, vetëm koha do t’i kalojë të gjitha këto. Ju? Si jeni? Faleminderit për mesazhin dhe që mendon për mua, vëlla ti je i mrekullueshëm. Do të doja që gjithçka të kishte funksionuar..”, i është përgjigjur ndër të tjera Marquinhos.

Neymar gjithashtu kontaktoi edhe Rodrygon, duke e quajtur atë të mahnitshëm, duke i thënë të kthehej më i fortë.

Celebrities Don’t Mess When It Comes To Beach Bodies
Sulmuesi i ri u shpreh i kënaqur nga mesazhi që pranoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *