Me “E-inspektor” e eliminojmë faktorin njeri në lëndët inspektuese, tha Gërkovska
“Nëpërmjet automatizimit të plotë të ndarjes së mbikëqyrësve dhe kontrolluesve të shërbimeve inspektuese, e eliminojmë qasjen subjektive dhe faktorin njeri në lëndët inspektuese që është me rëndësi të veçantë në realizimin e të gjitha dyshimeve për punë subjektive. Kështu deklaroi sot zëvendëskryeministri e obliguar për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska, në promovimin e sotëm të sistemit informatik për mbikëqyrje inspektuese “E-inspektor”, nën organizim të Këshillit për Mbikëqyrje Inspektuese, njofton Portalb.mk.
Ajo ka theksuar se Qeveria është fuqishëm e orientuar që të ndërtojë sistem inspektues efikas, por edhe objektiv, profesional dhe përgjegjës. Për këtë, ajo tha se gjatë vitit të kaluar janë siguruar 400 kompjuterë transportues, por edhe avancim të kushteve tjera për punë.
“E-inspektor është sistem i qëndrueshëm dhe digjital për zhvillim profesional dhe trajnim të inspektorëve në shërbimet inspektuese dhe përforcim të vendosjes organizative të Këshillit Inspektues.
Ajo tha se me vendosjen e plotë të “E-inspektor” nëpërmjet të cilit do të lidhen në mënyrë automatike të gjitha shërbimet inspektuese në vend, do të mundësohet edhe efektivitetit dhe efikasiteti, kontrolli më i mirë në të dhënat, por edhe do të zvogëlohen procedurat administrative për kontrollim të dokumenteve të nevojshme.
“Sipas meje, edhe më e rëndësishme është përforcimi i integritetit të të gjithë neve. Vetëm me integritet, me përgjegjësi, llogaridhënie dhe punë profesionale mundemi të kemi forca dhe institucione profesionale”, shtoi Gërkovska.
Në maj të këtij viti, Portalb.mk shkruajti se shërbimet inspektuese në Maqedoninë e Veriut do të digjitalizohen që inspektimet të jenë më efikase dhe të shpejta, por edhe që të zvogëlohet mundësia e korrupsionit. Ky është mes tjerash qëllimi i Platformës “E-inspektor” për modernizimin e shërbimeve inspektuese, i cili po përgatitet me ndihmën e Bankës Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim (BERZH), projekt i cili ka filluar në shkurt të këtij viti dhe do të zgjatë 18 muaj apo deri në gusht të vitit 2023 nën kujdesin e Këshillit Inspektues. Deri në vitin 2024 parashikohet që “E-inspektor” të lidhet me të gjitha 28 shërbimet inspektuese.
“Platforma “E-inspektor” filloi si pilot-projekt në të cilin ishin të kyçura tre inspektorate (Inspektorati Shtetëror i Tregut, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Inspektorati Administrativ Shtetëror) në kuadër të projektit për modernizim të shërbimeve inspektuese, financuar nga USAID, ndërkaq e ka zbatuar Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në bashkëpunim me Këshillin Inspektues”, thanë asokohe për Portalb.mk nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Ata informojnë se tani vijon përpunimi i specifikimeve teknike për zbatimin e furnizimeve publike për zgjedhjen e ndërmarrjes e cila d t’i zhvillojë 13 module për kyçjen e shërbimeve inspektuese në “E-inspektor”. Furnizimin publik për zgjedhjen e ndërmarrjes do ta kryejë BERZH.
Ndryshe, digjitalizimi i shërbimeve në Maqedoninë e Veriut po “zvarritet” me hapa të ngadaltë dhe shpesh pengohet nga çështjet burokratike të ligjeve dhe procedurave, derisa zhvillimi teknologjik dhe vendet e zhvilluara po “vrapojnë” me shpejtësi. Sipas hulumtimit të Portalb.mk, doli në pah që Maqedonia e Veriut është 10 vite mbrapa Bashkimit Evropian në fushën e digjitalizimit.
Storjet e Portalbit për shërbimet elektronike mund t’i lexoni më poshtë:
- PJESA I: Hulumtim: Qytetarët enden nëpër sportele, RMV 10 vite mbrapa Evropës në fushën e digjitalizimit
- PJESA II: Portali i RMV-së për shërbime elektronike gjysmë-funksional, qytetarët kanë pajisje por nuk marrin informata
- PJESA III: “Nuk na duhet nënshtetësia, kemi letërnjoftim”, shërbimet elektronike mund t’i heqin nga përdorimi një sërë dokumentesh
- PJESA IV: Aspekt që duhet pasur shumë kujdes: Siguria dhe privatësia e shërbimeve elektronike në RMV
- LEXO: Digjitalizimi në RMV, ka disa hapa që duhet të ndërmarrin qytetarët për të fituar certifikatë elektronike
- LEXO: Nuk do të kërkohen më certifikatat e lindjes jo më të vjetra se 6 muaj, DMLA e shpalli vendimin pas hulumtimit të Portalbit
- LEXO: Është e paligjshme që t’u kërkohet qytetarëve të RMV-së të paguajnë për certifikata të reja jo më të vjetra se gjashtë muaj
- LEXO: Shkup, mungesa e shërbimeve digjitale, prindërit enden sporteleve për t’i regjistruar foshnjat
- LEXO: Regjistrimin e foshnjave në Shkup sërish duhet ta bëjnë prindërit, spitalet nuk e japin më këtë shërbim
- LEXO: RMV, pritje dhe endje: Rruga e dy të rinjve deri në marrjen e certifikatës së kurorëzimit
- LEXO: Shkup, mungesa e shërbimeve digjitale, prindërit enden sporteleve për t’i regjistruar foshnjat
- LEXO: Regjistrimin e foshnjave në Shkup sërish duhet ta bëjnë prindërit, spitalet nuk e japin më këtë shërbim
- LEXO: RMV, pritje dhe endje: Rruga e dy të rinjve deri në marrjen e certifikatës së kurorëzimit
- LEXO: RMV, është rritur përdorimi i disa shërbimeve elektronike, por ende larg nivelit të dëshiruar
S. B. Send an email 15:47, 12-12-2022