POLITIKATË FUNDIT

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia

Para pak orësh KosovaNews, ekskluzivisht raportoi se telefonata që ngriti në këmbë gjithë shtetin, duke raportuar për bombë në Kuvendin e Kosovës, erdhi nga SERBIA!

Kjo tashmë është e konfirmuar edhe zyrtarisht nga Polica e Kosovës.

“Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri telefoni që mendohet të jetë nga Serbia,” thuhet në deklaratën e Policisë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se hetimet po vazhdojnë në koordinim me prokurorinë kompetente dhe janë përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë të sigurisë për të gjurmuar mjetet dhe rrjetet e komunikimit të përdorura në këtë kërcënim.

Autoritetet kanë theksuar se do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme hetimore për të siguruar qartësinë e plotë të këtij rasti dhe për të garantuar sigurinë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *