POLITIKA

Vdes ish-gazetari i njohur në Kosovë dhe ish-kandidati i pavarur për president (FOTO)

Ka vdekur ish gazetari dhe ish – kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës Seremb Gjergji.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Sama Bajraktari-Gjergji.

“Lamtumirë fytyra ime e bukur e kësaj bote”, ka shkruar ajo në faqen e saj të Facebook.

Gjergji në vitin 2016, ishte kandidati i pavarur për president të Kosovës dhe u shfaq me një fushatë të quajtur “Serembi për Kosovën”.

Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para, gjatë e pas luftës ne Kosovë në disa mediume te shkruara dhe elektronike. Ai ka qenë aktiv ne disa debate aktuale politike me pjesëmarrje aktive dhe ne opinione te shkruara. Po ashtu Gjergji ishte zëdhënë në PTK.

I ndjeri ka lënë bashkëshorten Samije Bajraktari- Gjergji dhe dy fëmije, një djalë dhe një vajze.

Ja dhe postimi i bashkëshortës së tij Sama Bajraktari-Gjergji:

Original Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *