TË FUNDIT

E trishtë: Ndërron jetë këmbësorja që u godit nga vetura në aksidentin në Rogovë të Hasit

E trishtë: Ndërron jetë këmbësorja që u godit nga vetura në aksidentin në Rogovë të Hasit

Ka ndërruar jetë këmbësorja që u godit nga vetura në aksidentin në Rogovë të Hasit.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Isufi, përcjell lajmi.net.

Isufi ka thënë se rreth orës 16:40 janë njoftuar që njëra prej këmbësoreve për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër e moshës madhore), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lendimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha ai.

Kujtojmë se nga aksidenti në fjalë mbetën të lënduar shtatë persona, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe viktima e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *