POLITIKATË FUNDIT

Raportime për bomba në një shkollë në Kavadar, në nëntë shkolla në Shkup, MPJ dhe në dy qendra tregtare

Policia, sinjalizues, foto: Pexels
Policia, sinjalizues, foto: Pexels

Sot rreth orës 08:20 në Stacionin Policor të Kavadarit është raportuar se në adresën e emailit të një shkolle fillore në Kavadar është dërguar kërcënim për bombë. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollës dhe po kryhen kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit, njofton MPB, transmeton Portalb.mk.

Nga aty shtojnë se rreth orës 09:30 në SPB Shkup është raportuar se në adresat elektronike të nëntë shkollave, si dhe në MPJ, QTQ, Xhevahir City, QT Easte Gate është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes.

Sipas informacioneve, ndër shkollat ​​në Shkup që kanë marrë njoftime për bomba të vendosura janë “Orce Nikolov”, “Nikola Karev”, “Josip Broz Tito” dhe shkolla e mesme teknike “Vlado Tasevski” në Aerodrom.

Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po kryhen kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve, njofton MPB.

Ashtu siç u njoftua, të punësuarit në MPJ janë evakuuar nga godina mëngjesin e sotëm për shkak të raportimit për bomba. Kjo është hera e parë që në adresë të një ministrie vjen kërcënim për vendosje të një mjeti shpërthyes.

Janë evakuuar edhe punonjësit e dyqaneve në QTQ.

N. D. Send an email 11:03, 12-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *