Tarzani i xhunglës së gazetarsië dhe diploma e tij që ia vulos budallëkun
Fidan Jupolli mburret me veturën e tij luksoze aq zhurmshëm, saqë, po ta dëgjonin majmunët e xhunglës, do të mendonin se Tarzani sapo është kthyer nga safari me trofeun e shekullit.
Sipas tij, vetura luksoze qenka fryt i punës së tij të ndershme. Urime!
Por, që kur është bërë vetura diplomë e moralit dhe arsye për t’i parë kolegët nga lartësia e sediljes prej lëkure?
Ka gazetarë që nuk kanë fare veturë, por kanë dinjitet. Ka edhe të tjerë që kanë vetura tepër luksoze, por që i keqpërdorin si megafon për ta reklamuar madhështinë e tyre të përfytyruar.
Duket se Jupolli i përket kategorisë së dytë: njerëzve që nuk kënaqen vetëm duke e zotëruar një veturë luksoze, por duan që kolegët e tyre që nuk e kanë një të tillë të ndihen si këmbësorë të historisë.
KUR ARGUMENTET SHKOJNË NË SERVIS
Akuzat e tij kundër Albin Kurtit janë aq të mjera, aq të pabazuara, aq pretencioze dhe aq pa shije, saqë është vështirë të kuptohet nëse kemi të bëjmë me gazetari apo me një aksident komunikimi që ka mbetur pa ekspertizë.
Vlera e tyre është përafërsisht sa urina e miut, e spërkatur nga pistoleta e ujit që i përket Linda Morinës.
Të paktën, pistoleta e saj ka një funksion të qartë: spërkat. Akuzat e Jupollit, përkundrazi, spërkatin gjithandej, por nuk arrijnë të pastrojnë asgjë.
Ai sillet si një boksier i sapo nokautuar, që çohet nga dyshemeja dhe fillon të godasë në të gjitha drejtimet, pa e ditur nëse përballë e ka kundërshtarin, arbitrin apo fytyrën e vet në pasqyrë.
Duket se tronditja nga nokauti ia ka çrregulluar edhe busullën morale:
Ai e akuzon Albin Kurtin sikur ky të ishte shpallur fajtor nga Gjykata Speciale për vrasjen e shqiptarëve, e jo Hashim Thaçi.
Në këtë cirk politik, faktet janë larguar nga arena, ndërsa akuzat e kanë marrë mikrofonin.
HASHIM THAÇI DHE MIZA QË NUK DUHET SHKELUR
Dashuria e Jupollit për Hashim Thaçin duket se nuk njeh kufij. Ai e paraqet idhullin e vet si njeriun më të ndershëm të planetit, pothuajse si një shenjtor që nuk do t’i bënte keq as një mize të vetme.
Për një çast, njeriu mund të mendojë se po e dëgjon fjalimin e Papes së Vatikanit për një kandidat për shenjtërim në Kishën Nënë Tereza, e jo për një politikan që po përballet me akuza të rënda në Hagë.
Por gazetaria nuk është proces shenjtërimi, ndërsa studioja televizive nuk është kishë ku moderatori shpërndan certifikata shenjtërie.
Akuzat duhet të shqyrtohen mbi bazën e provave dhe vendimet gjyqësore duhet të respektohen. Askush nuk duhet shpallur fajtor pa një vendim përkatës. Por po aq e papranueshme është që një gazetar t’i shndërrojë simpatitë politike në imunitet moral dhe ta trajtojë një politikan sikur atij të mos guxojë t’i drejtohet askush me pyetje kritike.
Kur dashuria për një politikan bëhet aq e madhe, saqë humbet aftësia për ta dalluar faktin nga dëshira, gazetaria pushon së qeni gazetari dhe shndërrohet në eskortë përcjellëse të politikës së çuditshme.
VLORA ÇITAKU DHE SHNDËRRIMI I FIDANIT NË TARZAN
Që nga dita kur Vlora Çitaku ishte mysafire në emisionin e tij që e transmeton televizion Klan Kosova, Jupolli duket sikur nuk e njeh më as vetveten.
Njeriu që duhej t’i drejtonte debatet me qetësinë e një profesionisti po shfaqet si një bishë politike e ikur nga kafazi, e cila tek Albin Kurti nuk po e sheh një kryeministër për t’i bërë pyetje, por një gjah që duhet shqyer.
Me sjelljet e tij të papërmbajtura të ditëve të fundit, ai krijon përshtypjen se, po të kishte mundësi, do ta vendoste Kurtin mbi skarë, do ta piqte të gjallë dhe do ta hante për drekë, me një oreks që do t’ia kishte zili edhe një luan pas tri ditësh urie.
Problemi nuk është se Jupolli e kritikon Kurtin. Gazetari ka të drejtë dhe detyrë ta kritikojë çdo pushtet. Problemi lind kur armiqësia e zëvendëson kritikën, insinuata pyetjen, ndërsa analiza shndërrohet në një dëshirë të pakontrolluar për ta pjekur kundërshtarin në zjarrin e studios televizive.
Gazetari nuk matet me temperaturën e zemërimit të tij, por me cilësinë e argumenteve. Përndryshe, edhe një skarë mund ta hapë një emision politik; mjafton t’i vendoset një mikrofon sipër.
DIPLOMAT QË E VULOSIN BUDALLALLËKUN
Me një nivel të tillë profesional, Jupolli do të mund ta ushtronte profesionin e tij pa u shqetësuar nga kriteret meritokratike të cilësisë vetëm në Kosovë ose në Afganistan.
Sepse në Kosovë, standardet që tolerojnë budallallëkun dhe mediokritetin janë shkatërrimtare jo vetëm për gazetarinë si profesion fisnik, por edhe për të drejtën e qytetarëve shqiptarë dhe të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë që të mos helmohen me propagandë serbe.
Disa nga gazetarët tanë të vetëshpallur si ekspertë, mburren me diplomat universitare sikur të kishin fituar çmimet Nobel për gazetari.
Por diploma, siç dihet, nuk e shndërron automatikisht njeriun në profesionist. Ndonjëherë ajo vetëm ia vë injorancës së tij një kornizë të bukur dhe një vulë zyrtare sipër.
Në këtë pikë, prezervativët kanë një epërsi të padiskutueshme ndaj diplomave të tyre.
Të paktën, ata e kryejnë funksionin për të cilin janë prodhuar: i mbrojnë njerëzit nga disa sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Diplomat e tyre, përkundrazi, nuk i mbrojnë as pronarët e vet nga budallallëku. Madje, kur keqpërdoren si dëshmi të një autoriteti moral që nuk e kanë, e bëjnë budallallëkun e tyre të duket sikur është akredituar edhe zyrtarisht.
Universiteti, natyrisht, nuk është përgjegjës për çdo fjali të marrë që e shqipton një i diplomuar. Por publiku ka të drejtë të pyesë se çfarë vlere ka një diplomë kur mungojnë mendimi kritik, ndershmëria intelektuale dhe respekti për faktet.
OLIGARKU, PROPAGANDA DHE INTERESAT E SERBISË
Dhe pastaj vjen pjesa më interesante e kësaj komedie: financimi.
Sipas pretendimeve që duhen mbështetur me dokumente dhe prova të verifikueshme, është alarmant numri i gazetarëve kosovarë që financohen nga i njëjti oligark, i cili e ka krijuar pasurinë e tij marramendëse përmes tregtisë së mallrave me Serbinë e Millosheviqit, Tadiqit, Vuçiqit, Vulinit dhe Putinit.
Nëse këto lidhje ekonomike dhe financiare së shpejti dokumentohen, publiku ka të drejtë të pyesë se ku përfundon biznesi dhe ku fillon ndikimi politik.
Sepse kur një pronar mediash ka interesa të fuqishme ekonomike, pavarësia editoriale nuk mund të dëshmohet thjesht duke e përsëritur fjalën „paanshmëri“ para kamerave.
Paradoksi bëhet edhe më i madh kur mediat që pretendojnë se i mbrojnë interesat shqiptare përfundojnë duke prodhuar mesazhe që u shërbejnë interesave të Serbisë më mirë se disa media serbe.
Nëse kjo është pasojë e qëllimshme apo e paaftësisë profesionale, duhet të dëshmohet përmes analizës konkrete të përmbajtjes, jo përmes hamendësimeve.
Por pyetja mbetet: çfarë vlere ka patriotizmi i një studioje televizive, nëse ai ndizet vetëm kur shfaqet politikani i duhur dhe fiket sapo në lojë hyjnë interesat e pronarit?
DOKUMENTET QË MUND TA PRISHIN FESTËN
Dhe, në fund, mbeten dokumentet. Ato dokumente për të cilat pretendohet se përmbajnë të dhëna të regjistruara në një mënyrë që do ta linte gojëhapur çdo njeri normal.
Nëse dokumentet përmbajnë vërtet mospërputhje, ato duhen publikuar, shqyrtuar dhe verifikuar. Nëse ka shkelje, ato duhen emërtuar. Nëse ka vetëm dyshime, ato duhen quajtur dyshime.
Gazetaria nuk fiton asgjë duke e zëvendësuar provën me zhurmën, sado luksoze të jetë vetura e gazetarit.
Në fund të fundit, një veturë mund të të çojë shpejt nga një qytet në tjetrin, por nuk të çon vetvetiu nga injoranca te dituria, nga arroganca te dinjiteti apo nga propaganda te gazetaria.
"TARZANI MUND TË BËRTASË SA TË DOJË NË XHUNGËL. POR ZHURMA NUK ËSHTË ARGUMENT, DIPLOMA NUK ËSHTË MENÇURI DHE VETURA LUKSOZE NUK ËSHTË CERTIFIKATË E NDERSHMËRISË."
Dhe, mbi të gjitha, një gazetar që e ngatërron mikrofonin me skeptrin e sundimtarit duhet ta dijë se publiku nuk i detyrohet bindje. Publiku i detyrohet vetëm të vërtetës, të cilën gazetari ka për detyrë ta kërkojë, e jo ta zëvendësojë me ulërima.
Pafuqia e disa komentuesve për ta rrëzuar me argumente të vërtetën që e shtjellova në elaborimin tim, me saktësinë e bisturisë së një kirurgu, po bëhet gjithnjë e më e dukshme përmes fyerjeve të tyre.
Kur argumentet dalin në pension, ofendimet emërohen zëdhënëse të së vërtetës.
Të paktën, kështu duket se funksionon logjika në disa redaksi të të ashtuquajturit ,,mendim i lirë".
Por fyerjet nuk janë argumente. Ato nuk janë veçse mllef i paketuar me shkronja të mëdha, një përpjekje për ta shurdhuar kundërshtarin dhe publikun me zhurmë, kur nuk të ka mbetur më asgjë për t'i thënë.
Faktet e mia presin kundërargumente; në vend të tyre, më mbërrijnë fyerje dhe kërcënime. Me sa duket, posta e argumenteve është në grevë.
Prandaj, dua t'ua drejtoj një pyetje Fidan Jupollit, Lirim Mehmetajt, Berat Buzhalas Baton Haxhiut, Valon Sylës dhe kolegëve të tyre të tjerë nga Shoqata e Mirëmbajtjes së Mjegullës dhe Errësirës Mediatike:
Çfarë do të thoshit sikur Albin Kurti të mos e kishte miratuar kërkesën e PDK-së për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara?
A do ta shpallnit edhe atëherë tradhtar?
Madje, me dhjetëfishin e zellit.
Sepse, sipas logjikës që po e kritikoj, Kurti qenka tradhtar si kur e miraton kërkesën, ashtu edhe kur e refuzon.
Një kryeministër që dënohet politikisht, pavarësisht se cilin nga dy veprimet e kundërta e ndërmerr, nuk është më objekt i një gjykimi politik të ndershëm.
Ai është shndërruar në viktimë të një gjykate mediatike, ku aktakuza hartohet para se të ndodhë ngjarja, ndërsa vendimi jepet pa u dëgjuar ende faktet.
Kjo e përforcon tezën time: synimi i tyre nuk është mirëqenia e atyre që Gjykata Speciale i ka shpallur fajtorë, por rrëzimi i Albin Kurtit, qoftë edhe përmes mjeteve të paligjshme.
Dhe pikërisht këtu qëndron ironia: në përpjekjen për ta dëmtuar kundërshtarin, ata mund të përfundojnë duke ia shkaktuar dëmin më të madh vetvetes.
Sepse kryeministrat nuk zgjidhen me britma televizive dhe as nuk rrëzohen me fushata fyerjesh.
Në një demokraci, këtë të drejtë e kanë vetëm qytetarët, përmes votës së tyre të lirë dhe demokratike. Rruga mund të ushtojë shumë nga zhurma, por nuk mund ta zëvendësojë kurrë kutinë e votimit.
Të kërkosh bashkëpunim me kryeministrin, të marrësh pëlqimin e tij pa kushte dhe pastaj ta sulmosh pikërisht sepse ta ka miratuar kërkesën, është një paradoks që do ta vinte në provë edhe logjikën më elastike.
Nëse kjo nuk është kontradiktë politike, atëherë na duhet ta shpikim një emër të ri për të. Ndoshta: "Sindroma e Kërkesës së Plotësuar dhe e Zemërimit të Paplotësuar".
Për një sjellje të tillë, satira mund ta rekomandojë edhe një konsultë në ndonjë klinikë neuropsikiatrike me famë botërore. Jo sepse kundërshtimi politik qenka sëmundje, por sepse është vërtet e vështirë të kuptohet se si dikush mund të kërkojë diçka, ta marrë atë dhe pastaj të zemërohet pikërisht pse e ka marrë.
Të dashurit e mi, popullin nuk e përçajnë ata që i kritikojnë me argumente të pakundërshtueshme dukuritë negative, perversitetet, marrëzitë dhe devijimet. Kritika nuk është tradhti, ashtu siç heshtja përballë së keqes nuk është patriotizëm.
Popullin e përçajnë ata që i prodhojnë këto dukuri, i ushqejnë perversitetet, i nxisin devijimet dhe i shndërrojnë marrëzitë në politikë.
Sepse një fyerje nuk mund ta shndërrojë të vërtetën në gënjeshtër, ashtu siç një britmë nuk mund ta zhdukë një argument.
Dhe kur të vijë ai çast, nuk do të kenë nevojë të flasin as fyerjet, as britmat. Do të mjaftojë që faktet ta marrin përsëri fjalën.
Natën e 6 me 7 tetor, pak minuta pas mesnatës, Kosova mori presidenten e re. Në sallën e Kuvendit, gëzimi ishte i dukshëm, por askund nuk u pa më haptas se në radhët e PDK-së. Përshëndetjet ishin të ngrohta. Mes tyre ishte edhe…
Çfarë do të ndodhte sikur akademikja dhe ekonomistja Justina Shiroka-Pula, në orët e vona të 6 tetorit 2026, ta refuzonte ofertën për t’u bërë Presidente e Republikës së Kosovës? Kjo pyetje nuk është thjesht…
Deklarata se flamuri serb do të valojë një ditë mbi Prizren rikthen në vëmendje pretendimet territoriale ndaj Kosovës dhe ngre pikëpyetje serioze për përkushtimin e Beogradit ndaj paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve. Deklarata…
Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, më 19 janar 2000, Ekrem Rexha – Komandant Drini, deklaroi se Prizreni ishte çliruar pa pëlqimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai kritikoi gjithashtu…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shpesh mburret me frazën e tij “Kam sjellë miq për Shqipërinë”! Këtë frazë ai e përdor për të evokuar dy elementë: – Së pari, për të treguar se përmes…
Neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton qartë se: „Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështjet e besimeve fetare.“ Megjithatë, praktika politike e viteve të fundit…
Pritej dhe paraqitej në rrjetet sociale dhe gjatë deklarimeve publike të disa “azganëve” të OVL–ve (Gucati) si dhe disave nga rradhët e deputetëve të PDK-së se nëse dënohen nga ana e Dhomave Speciale të…
“Jepuni shpresë”. Kjo është këshilla e Linda Liukas, shkrimtare finlandeze, për edukimin digjital të fëmijëve në Kosovë. Në një kohë kur teknologjia dhe zhvillimet e saj, për gjeneratat e reja, në…
Bashkimi i partive politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në një listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të 25 tetorit 2026, e ka rikthyer në qendër të debatit publik një…
Pa shqiptarët nuk ka stabilitet të qëndrueshëm, demokraci funksionale dhe integrim të sigurt evropian. Historia e Maqedonisë së Veriut nuk mund të shkruhet duke i lënë shqiptarët në margjinat e vendimmarrjes, as e ardhmja e saj nuk mund…
Në Shkupin e vjetër, ku shteti nuk ndërtohet me ekonomi e rrugë, por me përralla e mitologji, kryeministri Hristijan Mickoski ka gjetur profesionin e tij të vërtetë: historian folklorik i shekullit të X-të. Është vërtet…
Marrëveshja e minutave të fundit shmangu zgjedhjet e reja, por hapi një provë tjetër për shtetin: a do të veprojnë institucionet sipas përgjegjësive kushtetuese edhe kur kjo bie ndesh me interesat e partive që i mundësuan…
Ata të katër u dënuan më 16 shtator. Katër ditë para, më 12 shtator, u bë një protestë paradhënie. Në sheshet e Prishtinës dolën qytetarët për t’u soludarizuar me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin,…
Vërtetë jemi dëshmitarë të hidhëruar tej mase, me sjelljet e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, por jo për Shqipërinë dhe shqiptarët e bashkuar si komb në tanësi! Pse bëri koketime me armikun më të…
Këtu arrijmë te thelbi. Nëse duam të ndryshojmë Shqipërinë, duhet të fillojmë nga arsimi. Por jo nga fasada e arsimit. Jo nga numri i universiteteve. Jo nga numri i diplomave. Jo nga statistikat administrative. Jo nga ceremonitë. Jo nga…
„Çka i bën njeriu vetes, s’ia bën askush.“ Vendi fenomenal në të cilin unë, së bashku me familjen time, jetoj dhe veproj që nga viti 1992, kur u përndoqëm politikisht nga regjimi fashist serbo-çetnik i Millosheviqit (e…
Z.nj Urime për zgjedhjen tuaj në kreun e Presidencës së Republikës së Kosovës. Me rastin e zgjedhjes suaj në detyrën më të lartë dhe tejet të rëndësishme shtetërore Z.nj Presidente e kam nderin të ju…
Kombi është një fis i madh, është si një familje e madhe.Qeveria dhe politika duhet të sillen me përgjegjësi humane dhe prindërore, të jenë shërbëtorë dhe të punojnë për të mirën kombëtare,…
Tani PDK-ja e mori pikërisht atë që nuk e dëshironte: lejen e Albin Kurtit për të rënë, e qetë dhe pa nxitim, në kurthin që ia kishte ngritur vetë Albinit. Prandaj i bëja thirrje Kurtit të mos e prishte. Ta linte…
Ana Roch, ish-presidente e Grand Conseil-it të Gjenevës në një intervistë për “Bota sot”, flet për lidhjen e saj të veçantë me Kosovën, kontributin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe rëndësinë e…
Periudha nga 9 shkurti i vitit 2025 e deri më 6 tetor 2026 do të kujtohet në historinë e Kosovës si kohë krize institucionale e shkaktuar nga inatet politike dhe personale politikanëve të saj. Zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të kaluar nuk prodhuan…
Bota po hyn në një periudhë të ndryshimeve të thella strategjike. Rendi ndërkombëtar, i cili për dekada u mbështet në një ekuilibër të caktuar të fuqive, në aleanca tradicionale dhe në institucione…
Në prag të zgjedhjeve parlamentare, “Bota sot” sjell një intervistë me kandidaten e “Koalicionit Shqiptar”, Amina Nuraj, e cila vjen nga Sanxhaku. Ajo thotë se kandidimi i saj nuk është vetëm një angazhim personal, por një…
Demonstratat e ditëve të fundit kundër vendimeve të Gjykatës Speciale duhet të na bëjnë të reflektojmë më shumë sesa të na shtyjnë drejt zemërimit. Sepse, pavarësisht bindjeve tona për Gjykatën Speciale dhe…
Reforma territoriale nuk është thjesht një çështje e ndarjes së hartës administrative të vendit. Ajo është, në thelb, një çështje e organizimit të jetës së njerëzve në territor, e shpërndarjes…
Presidentin e Kosovës duhat ta zgjedhë populli, verdikti i tij, REFERENDUMI ,dhe jo “vullneti” pazar i kryebajraktarëve tw partive politike dhe i disa deputetëve. Kjo është zgjidhja e cila pamundëson kriza. Pse nuk interesohet politika kosovare…
Zgjedhja e Presidentes dhe proceset për Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, e shpërfaqën sërish rrezikun e tregtimit të institucioneve për interesa të ngushta. Kur karrigia e kryetarit të…
E humbët rastin të ngriheni në nivelin e duhur, por jeni aq naivë saqë do t’i kushtojë votuesit të ndershëm të LDK-së së Dr. Ibrahim Rugovës. E humbët hapin me fajin tuaj, duke rënë në mënyrë drastike…
Më në fund, Kuvendi i Kosovës bëri atë që duhej të kishte bërë prej kohësh: zgjodhi Presidenten e Republikës. Justina Shiroka-Pula mori 81 vota dhe, me këtë votim, Kosova shmangu një tjetër përplasje institucionale dhe…
Nga Atifete Jahjaga te Vjosa Osmani dhe tash te Justina Shiroka-Pula, Kosova po shkruan një kapitull të ri në historinë e saj institucionale. Kosova po përjeton një moment me peshë të veçantë në historinë e shtetndërtimit….
Gjithçka fillon me ambicien politike të një shteti për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo ambicie shndërrohet më pas në një kërkesë zyrtare për anëtarësim. “Kërkesa formale për…
Me zgjedhjen e Justina Shiroka – Pula, Presidente e RK, mësimi nuk është që Shqipëria duhet të gjejë “një Justina tjetër”. Mësimi është shumë më i thjeshtë: Shqipëria duhet të ndërtojë…
Njerëzit janë qenie shoqërore, sepse jetojnë në grupe dhe varen nga njëri-tjetri për mbijetesën e tyre, dhe janë qenie natyrore sepse varen nga një ekosistem që nuk i përket askujt, dhe për këtë arsye u përket të…
Historia politike dhe shoqërore e shqiptarëve dëshmon se përçarja e brendshme nuk ka qenë vetëm pasojë e rrethanave të jashtme, por shpesh edhe produkt i rivaliteteve, ambicieve dhe konflikteve të brendshme. Në periudha kur shqiptarët…
Vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Tiranë dhe mesazhi i saj për Shqipërinë nuk duhet të trajtohen si një tjetër episod diplomatik. Ato janë një sinjal politik: Evropa është më afër, por…
Historia e shqiptarёve ka shёnuar ngjarje epokale,ka shёnuar dhe ka nxjerrё filozofё, shkrimtarё dhe letrarё tё Rilindjes Kombёtare ,ka shёnuar dhe nxjerrё luftёtarё , trima e prijёsa, ideologё,diplomatё e burra tё kombit,kontributorё tё pёrkushuar dhe frymёzues…
kur nisi të qarkullonte emri i tij si ambasador i mundshëm në Shqipëri dhe, më masivisht e më fort, pas kalimit në dy dhomat e Kongresit Amerikan dhe pas miratimit përfundimtar, në Shqipëri dhe në Diasporën tonë, kanë marrë…
Nuk duhet të fiksohemi te karakteri i udhëheqësve individualë por gjithashtu të marrim parasysh veprimet dhe retorikën e grupeve të politikanëve, nëpunësve civilë dhe figurave të tjera publike që shoqërohen me ta në nivele…
Nuk ka dilemë se një numër i mbeturinave të ashtuquajtur gazetarë, redaktorë e përfaqësues të disa mjeteve të informimit, mbrëmë, pas zgjedhjes së Presidentes së Republikës së Kosovës, e treguan fytyrën e…
Miratimi me 88 vota ishte fitore politike për përkrahësit e ndryshimeve, por jo domosdoshmërisht fitore juridike. Përpara se ligji të prodhojë pasoja mbi dënimet dhe proceset në Hagë, ai mund të përballet me Presidenten, Gjykatën…
Pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente, Hykmete Bajrami rikujtoi qëndrimin e saj se “gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje”. Në fund, Kosova vërtet nuk shkoi në zgjedhje. Por rruga që…
Që nga 16 shtatori, pas aktgjykimit ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Kosova po kalon një nga ato situata kur një komb sprovohet jo vetëm nga ajo që i ndodh, por edhe nga mënyra se si zgjedh të reagojë ndaj problemit. Në…
Urime, zonja Presidente Justina Shiroka-Pula! Vendi ynë ka pasur vërtet nevojë që në krye të shtetit të ketë një figurë të tillë, të cilën bota perëndimore e pranon dhe e nderon natyrshëm si pjesë të trupit…
Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit më 6 tetor 2026, shënon një moment të rëndësishëm për funksionimin institucional të shtetit. Me 81…
Sipas ideologjisë marksiste revolucionet monopolizohen. Ato u përkasin vetëm komunistëve. Po kështu luftërat, kryengritjet dhe çdo formë tjetër e revoltës popullore. Komunistët shqiptarë e privatizuan Luftën…
Urime Kosovës sonë të dashur, loçkës së shqiptarëve, për këtë kapitull të ri të rëndësishëm historik dhe politik! Zgjedhja e Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, me profesionalizmin dhe bagazhin e saj të…
Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës Presidente e Republikës së Kosovës shënon një moment të ri institucional për vendin. Më 6 tetor 2026, Kuvendi i Kosovës e zgjodhi atë me 81 vota, duke i dhënë fund pasigurisë rreth zgjedhjes…
Ana Roch për “Bota sot”: Kosova dhe Zvicra, dy vende që i bashkon diaspora, historia dhe e ardhmja
Triumfi i Kombit/Protestues, përmbajuni dy kauzave: “Shqipëri Etnike” dhe “Politikë e Re Demokratike”!
Kurthi i PDK-së në të cilin nuk ra Albin Kurti
Urim me rastin e zgjedhjes së Z.nj Justina Shiroka Pula në kreun e Republikës së Kosovës
Tarzani i xhunglës së gazetarsië dhe diploma e tij që ia vulos budallëkun
A e evitoi kryeministri Kurti grushtshtetin?!
Thirrje: T’i mbështesim protestat: “Shqipëria e para”, “Shteti ligjor”, “Politika e Re” – këto kauza për triumfin e kombit
Kur injoranca veshet me drita dhe dija mbetet në errësirë
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Këngëtarja 44-vjeçare shprehet e hidhëruar për vitet kur thotë se nuk kishte lirinë të vendoste për…
Aktorja britanike Lily James ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe provokuese në premierën e filmit “The…
