Nisin punimet për asfaltimin e pesë segmenteve të rrugës “Sokoli” në Obiliq dhe ndërtimin e kanalizimit në Plemetin
Komuna e Obiliqit ka njoftuar se kanë nisur punimet për asfaltimin e pesë segmenteve të rrugës “Sokoli” dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal në fshatin Plemetin.
Në fillimin e punimeve kanë qenë të pranishëm nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Berat Gashi, dhe drejtori i Infrastrukturës, Naim Shalaku.
Sipas njoftimit të komunës, ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe të sistemit të kanalizimit, duke lehtësuar qarkullimin dhe krijuar kushte më të mira jetese për banorët e kësaj zone.
Komuna e Obiliqit ka theksuar se mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve infrastrukturore, me synim rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e vazhdueshëm të vendbanimeve të saj. /Telegrafi/
