BALFIN Group dhe Flying Tiger Copenhagen zgjerojnë partneritetin në tre tregje të Bashkimit Evropian
Marrëveshja parashikon hapjen e 87 dyqaneve në Rumani, Bullgari dhe Kroaci gjatë pesë viteve të ardhshme.
BALFIN Group dhe Flying Tiger Copenhagen po zgjerojnë partneritetin e tyre strategjik në Rumani, Bullgari dhe Kroaci, duke nisur një fazë të re në zhvillimin e markës daneze në Evropën Qendrore dhe Juglindore.
Ky zgjerim vjen pas zhvillimit të suksesshëm të Flying Tiger Copenhagen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ku rrjeti i krijuar në kuadër të këtij partneriteti do të arrijë në 20 dyqane deri në fund të vitit 2026. Hyrja në tregjet e Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi është planifikuar për fillimin e vitit 2027. Duke u mbështetur në këtë përvojë dhe në rezultatet e forta të arritura në tregjet ekzistuese, dy kompanitë kanë vendosur ta shtrijnë bashkëpunimin edhe në tre tregje të tjera evropiane.
Sipas marrëveshjes së re, BALFIN Group dhe Flying Tiger Copenhagen planifikojnë të hapin 87 dyqane në Rumani, Bullgari dhe Kroaci gjatë pesë viteve të ardhshme. Zgjerimi do të nisë në Rumani dhe Bullgari në vitin 2027, ndërsa në Kroaci në fillim të vitit 2028.
Marrëveshja përbën një hap të rëndësishëm në strategjitë e rritjes së të dyja kompanive. Për BALFIN Group, ajo forcon më tej pozicionin si grup ndërkombëtar investimesh me aktivitet në 13 shtete dhe mbështet strategjinë e ndërtimit të partneriteteve afatgjata me marka ndërkombëtare lider.
Për Flying Tiger Copenhagen, marrëveshja mbështet zgjerimin global të markës dhe krijon një bazë të fortë për zhvillimin në tre tregje të rëndësishme të Bashkimit Evropian, duke u mbështetur në partneritetin e konsoliduar me BALFIN Group.
Samir Mane, President i BALFIN Group, u shpreh: “Rezultatet e arritura me Flying Tiger Copenhagen kanë treguar forcën e partneritetit tonë dhe potencialin për rritje të mëtejshme. Zgjerimi në Rumani, Bullgari dhe Kroaci e çon bashkëpunimin tonë në një nivel të ri dhe e sjell markën në tre tregje të rëndësishme të Bashkimit Evropian. Për BALFIN Group, kjo marrëveshje pasqyron angazhimin tonë për të ndërtuar partneritete afatgjata dhe për të zhvilluar marka ndërkombëtare të suksesshme me një shtrirje gjithnjë e më të gjerë në Evropë.”
Julius Schmidt, Drejtor Menaxhues për rajonin IMEA në Flying Tiger Copenhagen, u shpreh: “Partneriteti ynë me BALFIN Group ka sjellë rezultate të forta në tregjet ku operojmë aktualisht së bashku dhe zgjerimi në Rumani, Bullgari dhe Kroaci është një hap i natyrshëm në vijim të këtij bashkëpunimi. Këto tregje janë të rëndësishme për strategjinë tonë të rritjes në Evropë dhe ne shohim potencial të madh për konceptin e Flying Tiger Copenhagen. Jemi të kënaqur që do të vijojmë këtë bashkëpunim, duke u mbështetur në arritjet e përbashkëta dhe duke ua ofruar përvojën tonë të veçantë të blerjeve edhe më shumë klientëve në rajon.”
Ky zgjerim do të forcojë më tej praninë e Flying Tiger Copenhagen në rajon dhe do të krijojë një bazë më të gjerë për të dyja kompanitë që të zhvillojnë mundësi të reja rritjeje në tregjet evropiane.
BALFIN Group u themelua në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane. Sot, Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Moldavi, Serbi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Grupi punëson rreth 5.000 persona dhe ka një portofol të diversifikuar investimesh që përfshin shërbimet financiare, pasuritë e paluajtshme, tregtinë me pakicë, menaxhimin e aseteve, hotelerinë, logjistikën, arsimin, energjinë dhe argëtimin, ndër të tjera. Që prej vitit 2023, nismat sociale të Grupit janë bashkuar nën Fondacionin Mane, për të kontribuar në mënyrë më efektivite në fuqizimin e komuniteteve.
Ndiqni BALFIN Group në faqen zyrtare të internetit dhe në Facebook , LinkedIn e Instagram .
Rreth Flying Tiger Copenhagen
Flying Tiger Copenhagen u themelua në Kopenhagë në vitin 1995. Marka daneze e shitjes me pakicë numëron mbi 1.100 dyqane në më shumë se 45 tregje në mbarë botën. E njohur për ndërthurjen e dizajnit danez, çmimeve të përballueshme dhe kreativitetit, marka ofron një gamë produktesh që ndryshon vazhdimisht, të krijuara për ta bërë jetën e përditshme më argëtuese, krijuese dhe të gëzueshme.
Nga lodrat dhe artikujt e kancelarisë te aksesorët për shtëpinë, artikujt e kuzhinës dhe produktet për festa, Flying Tiger Copenhagen krijon produkte të dizajnuara me kujdes, që sjellin surpriza dhe frymëzim në momentet e përditshme.
Me një prani të fortë në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme, si dhe me një rrjet në rritje në kontinentet amerikane, Flying Tiger Copenhagen vijon zgjerimin, duke ua ofruar përvojën e saj të veçantë të blerjeve gjithnjë e më shumë klientëve në mbarë botën.
Për më shumë informacion, vizitoni www.flyingtiger.com dhe ndiqni markën në LinkedIn .
