TË FUNDIT

Talentet e Shkupit triumfojnë në Ballkan, tani radha e investimeve

Sot Omer Memedi u shpall kampion i Ballkanit në mundje, pak ditë më parë edhe Harun Memedi. Të argjendtën gjatë këtyre ditëve e fituan Sufijan Sinani e Abdulaziz Azizi, ndërsa të bronztën Miraxh Mustafa. Urime e ju lumtë të gjithëve!!!

Gjithë këto rezultate të shkëlqyeshme të mundësave shkupjan u arritën në Kampionatin Ballkanik në Koprivnica të Kroacisë, ndërsa këta djem mua edhe më shumë ma forcuan bindjen se me ata dhe në këtë sport, me pak më shumë investim, ne mund të arrijmë rezultate të mëdha evropiane e botërore!

Pikërisht për këtë, me vite bëj apel tek biznesmenët shqiptarë nga Shkupi, të investojnë pak, shumë pak në mundje dhe te mundësat shkupjan, e ata do të na gëzojnë gjithë neve jashtëzakonisht shumë!!!

Shfrytëzoj këtë status për të bërë edhe një APEL tek të gjithë: ju që keni pak mundësi, ndihmoni këta djem dhe mundjen në Shkup, e tani e gjithë bota do të dëgjon për juve e ata!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *