POLITIKATË FUNDIT

Hamza pas takimit me Kurtin: Ka mundësi për marrëveshje nëse procedohet Ligji

Kreu i PDK-së Bedri Hamza është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Hamza ka thënë se PDK-ja është e gatshme të bisedojë për gjetjen e një zgjidhjeje për presidentin dhe të japë votat, pas procedimit të ndryshimit të Ligjit për Specialen.

“Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme, të njëjtën ditë, në seancën e radhës, me bisedu, me gjetë zgjidhjen për presidentin edhe me i dhanë votat për presidentin. Bisedat i kemi përfunduar, po janë edhe disa ditë ku kemi mundësi me arritë marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja, por përndryshe kjo është kërkesa jonë dhe nuk ka të bëjë me nevojën për PDK-në. Ligji kalon, nevoja është përtej PDK-së dhe nuk ka të bëjë me asnjë çështje tjetër”, ka deklaruar Hamza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *