LAJME PLUS

I pandalshem, Kurti merr 5 super vendime – Urime per kete kategori

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve për paga dhe shtesa.

Vendimi është miratuar në një mbledhje elektronike të kabinetit qeveritar të mërkurën, njoftoi sot Zyra për Shtyp e Kryeministrit.

Sipas komunikatës qeveritare, edhe pesë vendime të tjera u miratuan në mbledhje.

Vendimet përfshijnë vendimet për ndryshim-plotësimin e Programit të Projektligjeve për vitet 2026-2026, tri vendime për emërimet e komisioneve të pranimit për tri pozita të ndryshme drejtuese në qeveri dhe një vendim për korrigjimin e një vendimi qeveritar nga mbledhja e kaluar.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka:

Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit të Projektligjeve për vitet 2026-2028.

Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Drejtor ekzekutiv” në Inspektoratin Qendror të Punës.

Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Komisioner për Gjuhët” në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Sekretar i Përgjithshëm” në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Miratuar vendimin për korrigjimin e vendimit të Qeverisë Nr. 10/12, të datës 17 nëntor 2026.

Miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore me qëllim të mbulimit të mungesës së mjeteve financiare për muajin nëntor 2026, në kategorinë e shpenzimeve për paga dhe shtesa.­­­­­­

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *