TË FUNDIT

‘Shpërtheu’ në lot pas një situate në Big Brother, Arlinda rrëfen për ankthin dhe bullizimin që përjetoi në të kaluarën

Një moment emocional është shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku Arlinda Morina, është prekur gjatë festës së Halloweenit.

Regjisorja u pa në shoqërinë e Anjezës dhe Antonetës, në një moment kur të tria po festonin të veshura dhe të transformuar për këtë rast.

Gjatë bisedës, Arlindës iu krijua përshtypja se vajzat po e përqeshnin dhe po talleshin me pamjen e saj, gjë që duket se e preku emocionalisht.

Më vonë, në dhomën e rrëfimit, ajo u shfaq duke qarë, duke treguar se situata i kishte zgjuar kujtime nga e kaluara, për ankthin e bullizimin.

Gjatë Prime të dytë, Arlinda foli për atë që kishte ndodhur dhe sqaroi se nuk besonte që Anjeza dhe Antoneta kishin pasur qëllim ta lëndonin.

"Faktikisht vajzat nuk e kanë pasur atë qëllim, m'u duk ashtu, nuk e di si e mora", u shpreh ajo.

"E qeshura, si të është bërë fytyra, ashtu duhet të dukesh. Ia nisën kanë tentuar si të ma fshinin, mandej u preka", rrëfeu Arlinda mes tjerash. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *