POLITIKATË FUNDIT

Konjufca pret në takim përfaqësuesen e SHBA-së, diskutojnë prioritetet e partneritetit

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në takim është diskutuar për prioritetet kryesore të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit diplomatik.

Palët kanë diskutuar gjithashtu për avancimin e interesave të përbashkëta në diplomacinë ekonomike, stabilitetin rajonal dhe sigurinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *