TË FUNDIT

Papa i parë amerikan në histori ka votuar tashmë në zgjedhjet e mesmandatit

Papa Leoni XIV ka votuar tashmë në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, duke dërguar fletëvotimin e tij përmes postës në Çikago, qytetin ku ka lindur.

Në një deklaratë të publikuar të premten, Vatikani përsëriti qëndrimin e Papës për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset demokratike, duke theksuar se kjo është njëkohësisht “e drejtë dhe detyrë” e tyre, transmeton Telegrafi.

Pjesëmarrja e Papës në votim vjen në prag të zgjedhjeve afatmesme amerikane, të cilat konsiderohen të rëndësishme për përcaktimin e përbërjes së Kongresit dhe balancës politike në vend.

Papa Leoni XIV është papa i parë i lindur në Shtetet e Bashkuara në historinë e Kishës Katolike. Ai ka nënshtetësi amerikane dhe peruane, ndërsa një pjesë të rëndësishme të jetës së tij e ka kaluar jashtë vendlindjes.

I lindur në Çikago, ai ka shërbyer për rreth dy dekada në Peru, fillimisht si misionar dhe më pas në detyrën e peshkopit.

Përvoja e tij në të dyja vendet përbën një pjesë të rëndësishme të rrugëtimit të tij përpara zgjedhjes në krye të Kishës Katolike. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *