Pezullohet nga detyra polici që qëlloi deputetin Kliti Hoti me plumba gome
Polici që qëlloi me plumba gome deputetin e Partisë Demokratike, Kliti Hoti, gjatë protestës, është pezulluar menjëherë nga detyra me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit, e cila njofton se ndaj punonjësit të policisë, me inicialet E.A., ka nisur edhe një hetim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
Sipas njoftimit zyrtar, nga verifikimi i pamjeve filmike dhe i fakteve të administruara rezulton se efektivi nuk kishte marrë urdhër për të qëlluar me plumba gome.
