TË FUNDIT

Iseni: Kapet i dyshuari i parë për sulmin ndaj dy punonjësve të “Higjienës Komunale” në Shkup, do e zbardhim rastin deri në fund

Policia ka identifikuar dhe privuar nga liria të dyshuarin e parë lidhur me sulmin ndaj dy punonjësve të ndërmarrjes „Higjiena Komunale“ në Shkup, njoftoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, përcjell INA.

Ja postimi i tij i plotë:

Në kohë rekord, veprimi policor ka dhënë rezultat konkret. Është identifikuar dhe privuar nga liria i dyshuari i parë për sulmin ndaj dy punonjësve të Higjienës Komunale. Bëhet fjalë për një person të mitur, me inicialet N.K., ndërsa në lidhje me rastin është ftuar edhe babai i tij, Boris Kondarko.

Hetimi vazhdon intensivisht për identifikimin dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë rast. Kemi prova të mjaftueshme dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Siç premtova, ky rast nuk do të mbetet pa epilog. Përgjegjësi do të ketë për secilin që ka marrë pjesë në këtë sulm.

Askush nuk është mbi ligjin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *