Pacolli, pas mungesës së Shalës në gjykatë: Shpifjet dhe sulmet nuk do të kalojnë pa përgjegjësi
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se sot është mbajtur seanca përgatitore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me padinë që ajo ka ngritur ndaj Asdren Shalës për shpifje dhe fyerje.
Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Pacolli ka deklaruar se padia ka të bëjë me deklarata të pavërteta dhe akuza të pabazuara të bëra ndaj saj.
Ajo ka bërë të ditur se, pavarësisht ftesës së gjykatës, Asdren Shala nuk është paraqitur në seancë.
Pacolli ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ligjore edhe ndaj personave të tjerë, të cilët, sipas saj, kanë bërë shpifje dhe sulme ndaj saj.
“Shpifjet, akuzat dhe sulmet nuk do të kalojnë pa përgjegjësi”, ka shkruar Pacolli, duke shtuar se beson që e vërteta do të triumfojë.
