Dyshohet se inskenoi vjedhjen në depon e armëve në Gjakovë, arrestohet pronari i poligonit
Një person i dyshuar për përfshirje në veprimtari penale është arrestuar lidhur me një rast të raportuar si vjedhje e rëndë në një depo (poligon) armësh në Gjakovë.
njoftimit të Policisë, rasti ishte raportuar më 30.10.2026, ndërsa hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjakovës kanë ngritur dyshime se vjedhja ishte inskenuar nga vetë pronari i depos.
Policia dyshon se armët në këtë poligon të licencuar ishin keqpërdorur, përkatësisht u ishin shitur palëve të treta nga pronari i tij.Në kuadër të hetimeve, të martën, më 03.11.2026, njësitet policore kanë kryer kontrolle në tri lokacione në rajonin e Gjakovës, me qëllim të sigurimit të provave shtesë
Është arrestuar i dyshuari V.C., mashkull kosovar, janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdorën në procedurën penale
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit nga PTH-Gjakovë i caktohet masa e ndalimit për 48 orë” – bën të ditur Policia. V.C. dyshohet për veprat penale – importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, dhe – deklarimi i rremë.
