OPINION

Kurti: Nuk ka proces gjyqësor që e njollos UÇK-në

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas takimit me Abdixhikun, ka folur edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka thënë se nuk ka proces gjyqësor që mund të njollosë luftën e Ushtisë Çlirimtare të Kosovës. Më tutje Kurti ka thënë se pret që ish-krerët e UÇK-së me 16 shtator të rikthehen në Kosovë.

“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës, bartëse dhe organizatore e së cilës ishte UÇK-ja, është luftë e drejtë çlirimtare dhe nuk ka proces gjyqësor, as në vend e as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në. Shpresojmë më të mirën dhe dëshirojmë të na kthehen në Kosovë të lirë. Besojmë në pafajësinë e tyre”, ka thënë Kurti.

Ai tha se negociatat për Presidentin me LDK-në janë një proces i ndarë dhe jo çështje e drejtësisë.

“Procesi me LDK-në për President është proces i ndarë politik dhe jo çështje e drejtësisë”, ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *