Kronika e zeza: Vriten 8 gra ne Kosove, e 16 meshkuj
Ende pa u mbyllur kalendari i statistikave, rekordi i zi u thye. Vetëm për 11 muajt e këtij viti, në Kosovë u kryen 24 vrasje.
17 i ka të shënjuara policia veç nga janari deri në shtator, e 7 të tjera u kryen në tetor e nëntor, raporton Klan Kosova.
Në nëntëmujorin e parë të vitit 2025 pati 19 të tilla, derisa më 2024 ishin 17.
Numrin e vrasjeve të këtij viti e rriti edhe ngjarja e fundit e ndodhur fiks një javë më parë, në Suharekë ku siç dyshohet për parking të veturave, Rrahman Hoti, gjuajti me armë në drejtim të Sylë Dakajt.
Para kësaj, as në Gjilan nuk pati qetësi. Baballarët në dy raste të ndara dyshohet se vranë djemtë e tyre. Njëri u arrestua, e një tjetër është ende në kërkim policor.
Rekord për të keq, këtë vit pati edhe në raste kur gratë u vranë nga burrat e familjes.
Bile, atë nga 2010 e këndej. Me 2026 u vranë 8 gra, derisa rasti i fundit qe fiks një muaj më parë.
Më 25 tetor, Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i sa, Albert Sylaj, duke u goditur më sëpatë disa herë.
Burri Egzon Bytyqi e vrau me armë zjarri gruan shtatzënë Jetlira Foniqi, në gushtin e këtij viti në Kërvasari të Malishevës.
Plumbave të burrit Valon Ramushi, nuk i shpëtoi as ish-gruaja e tij Nafije Bugujevci, i cili ia vrau edhe vëllain Egzonin.
Pati poashtu edhe vrasje mes të rinjve: një 15-vjeçar u ther për vdekje nga një 17-vjeçar në Prizren poashtu.
Detajet i gjeni në kronikën në vijim:
