TË FUNDIT

I jashtëzakonshëm Vedat Muriqi, shënon ndaj Shakhtarit

Ylli i Kosovës Vedat Muriqi ka shënuar për të kaluar në epërsi Fenerbahcen ndaj Shakhtar Donetsk.

Lojtari nga Prizreni ishte titullar në këtë përballje, shënoi në pjesën e parë, por u anulua shkaku i një prekje të topit me dorë.

Sidoqoftë, Muriqi nuk u dorëzua për të gjetur rrugën drejtë rrjetës pas 56 minutave lojë.

Ai u gjend në vendin e duhur pas një goditje të Mason Greenwood dhe e dërgoi topin në rrjetë (56’).

Kësisoj, Fenerbahce ka epërsinë pas 56 minutave lojë ndaj gjigantit ukrainas./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *