Publikimi i Raportit të të Arriturave të Qeverisë: Reagon Ardian Gjini
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas publikimit të raportit të të arriturave të Qeverisë, duke i ftuar qytetarët ta lexojnë atë dhe ta krahasojnë me përvojën e tyre të përditshme gjatë këtyre viteve.
Pyetjet e Gjinit për qytetarët
Në reagimin e tij, Gjini ka ngritur një sërë pyetjesh që lidhen me mirëqenien ekonomike, koston e jetesës, shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën, energjinë, punësimin dhe emigrimin e të rinjve.
“Keni blerë sot më shumë me të ardhurat tuaja? E përballoni më lehtë koston e jetesës? U mbeten më shumë para në fund të muajit?”, ka pyetur Gjini, ndërsa ka kërkuar që qytetarët të vlerësojnë nëse kanë shërbime më cilësore publike.
Gjithashtu, ka ngritur edhe çështjen e realizimit të investimeve të premtuara, përfundimit të projekteve publike me kohë dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Në përmbyllje të reagimit, kryetari i Aleancës theksoi se rezultatet e një qeverie duhet të vlerësohen përmes krahasimit të premtimeve me realizimin, investimeve me rezultatet dhe statistikave me cilësinë e jetës së qytetarëve.
Nënkuptohet një debat i mëtejshëm politik rreth raportit të arritave, pasi, derisa Qeveria thekson arritat e saj, opozita, sikurse Gjini, thotë se të vërtetat i tregon vetëm përvoja e qytetarëve në terren.
Raporti i Plotë /KosovaNews/
