OPINIONTË FUNDIT

Komploti i Osmanit 2026 dhe ai i Mustafës në 2020. Elita e LDK-së së pas Rugovës, satelit korrupsioni

Patriotizmi dhe demokracia, a do t’i japin përsëri Kurtit të drejtën për të vazhduar qeverisjen?!

Kërkohet që intelektualët dhe elita akademike të solidarizohen dhe ta mbështesin fuqishëm Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen në këtë periudhë të rëndë krize ku ka rënë Kosova si rezultat i një grushti politik opozitar në aleancë me korrupsionin, mediat e korruptuara, intelektualizmin mercenar dhe me ish-presidenten Osmani në krye të këtij puçi.

Prej elitës politike të kohës së pas Rugovës, LDK ka rënë në një batak depersonalizimi, servilizmi, korrupsioni e tradhtie.

Për kujtesë publike dhe sidomos për kujtesën e anëtarëve të LDK-së:

Mos e harroni, por kujtoni se si veproi para 6 vitesh Isa Mustafa, ish-kryetari i LDK-së, i cili ishte në koalicion me LVV, por që për një kohë të shkurtër ndërmori një mocion që çoi në rënien e qeverisë së koalicionit LVV–LDK. Isa Mustafa, mercenari, iu nënshtrua urdhrit politik të Hashim Thaçit dhe të Grenellit për rrëzimin e qeverisë së sapokrijuar të Albin Kurtit.

Komploti LDK, PDK, AAK dhe NISMA kundër Kurtit u ndërmor sepse Kurtin ata e shihnin si armik të korrupsionit dhe si pengesën kryesore për realizimin e marrëveshjes antikombëtare për copëtim apo shkëmbim territoresh.

Grushti institucional i PLAN me në krye Isa Mustafën ishte gjithashtu një veprim i paprecedent, pasi në atë vit njerëzimin e kërcënonte pandemia e koronavirusit COVID-19, dhe qeveria Kurti e kishte menaxhuar mjaft mirë situatën e pandemisë me masa dhe disiplinë parandaluese shembullore.

Dhe sot kemi Vjosa Osmanin, ish-presidenten e Kosovës, në krye të një komploti politik kundër legjitimitetit dhe vullnetit të popullit në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe kundër Kurtit, me po ata aleatë që kishte edhe Isa Mustafa me opozitën, me oligarkët dhe mediat. Vjosa e ndërmori këtë mision vetëm pse LVV nuk e rikandidoi për presidente.

Pse komploti i Vjosës është më i rrezikshëm dhe më i dëmshëm se ai i Isa Mustafës?

Është sepse ky komplot ndodhi me qëllimin për të rrëzuar qeverinë Kurti; ndodhi sepse opozita, mediat dhe oligarkët shihnin thellimin e luftës kundër korrupsionit nga ana e qeverisë Kurti. Komploti i Vjosës me kompani erdhi nga tradhtia dhe inati, xhelozia, shpirtligësia dhe nga urrejtja ndaj politikës dhe politikanëve shqiptarë për suksesin e Kurtit dhe të qeverisë së tij në betejën për sigurinë e legjitimitetit dhe sovranitetit të Kosovës; për atë se Kurti shpartalloi bandat kriminale e terroriste serbe; shtriu sundimin e ligjit në tërë territorin e Kosovës; shkriu strukturat paralele e paramilitare serbe; ndaloi dinarin dhe mbylli bankat serbe në Kosovë; bëri të mundur dështimin e projektit të minishengenit; i imponoi politikën e reciprocitetit jo vetëm Serbisë por edhe disa shteteve evropiane që mbështesnin Serbinë; dhe forcoi ushtrinë e Kosovës.

Prandaj, populli do t’i japë besimin Kurtit që të vazhdojë qeverisjen edhe pas 7 qershorit 2026.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *