POLITIKATË FUNDIT

Kurti: Beogradi po u bën trysni të tmerrshme serbëve të Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se fenomeni i trysnisë së Beogradit mbi serbët e Kosovës për presion në votim ka marrë përmasa të thella dhe shqetësuese.

Ai ka thënë se një fenomen i tillë nuk ka qenë asnjëherë më i madh që prej viteve kur ai është në krye të Qeverisë.

Kurti në një konferencë për media ku është shpalosur pako qeveritare kundër mbeturinave, ka kujtuar edhe fjalën e ministrit në detyrë, Nenad Rashiq për presionin që po u bëhet serbëve të Kosovës për votuar Listën Serbe.

“Fjala ministrit për komunitete dhe kthim në mbledhjen e fundit të Qeverisë, mbi trysninë e tmerrshme që po bëhet mbi serbet e Kosovës nga Beogradi, që pa tjetër ta votojnë Listën Serbe dhe askënd tjetër.. janë alarmuese. Këtë lloj terrori që po benë Beogradi zyrtar ndaj Serbëve të Kosovës e kemi të dëshmuar prej vet ankesave të serbëve të Kosovës. Është një fenomen që ka marrë përmasa të thella si asnjëherë më parë në këto vitet prej se unë jam kryeministër”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës i jep mbështetje të plotë organeve të hetuesisë dhe drejtësisë për këtë fenomen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *