Diana Morina: Arlinda Zekaj kishte nevojë për mbrojtje sa ishte gjallë, jo për vajtim pas vrasjes së saj
Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj, ka nxitur reagime dhe mobilizim qytetar kundër femicidit në Kosovë, duke rikthyer në vëmendje përgjegjësinë institucionale në mbrojtjen e grave nga dhuna.
Pas këtij rasti, aktivistet dhe aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të grave kanë kërkuar llogaridhënie për dështimet institucionale, ndjekje penale të përgjegjësve dhe masa konkrete për parandalimin e vrasjeve të grave.
Për këto zhvillime, kërkesat e protestës dhe vazhdimin e angazhimit të lëvizjes feministe, Diana Morina, aktiviste e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, ka folur në një intervistë për KosovaPress.
Ajo ka theksuar se organizimi i protestës dhe vazhdimësia e kësaj lëvizjeje mbështeten në angazhimin vullnetar të aktivisteve dhe aktivistëve nga e gjithë Kosova.
Sipas saj, pakënaqësia dhe revolta e tyre lidhen drejtpërdrejt me dështimin e institucioneve për të garantuar sigurinë, mbrojtjen dhe një jetë pa dhunë për gratë dhe vajzat.
Morina: Protesta kundër femicidit nisën pas dështimit të shtetit për mbrojtjen e grave
“Marrë shkas nga vrasja e Arlindës dhe vrasja e dhjetëra grave më parë, dhe dhuna e përditshme të cilën e përjetojnë gratë në Kosovë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thirri menjëherë protestë kombëtare kundër femicidit. Protesta, si e tillë, dhe e gjithë lëvizja, organizohet dhe mbahet në punën vullnetare të një grupi organizativ, të përbërë prej shumë aktivistëve dhe aktivisteve nga e gjithë Kosova. Revoltimi i gjithsecilit në këtë grup dhe përtej, vjen prej dështimit të vazhdueshëm të shtetit për t'i mbrojtur gratë dhe për t'ua garantuar vajzave dhe grave një jetë me dinjitet, pa dhunë dhe një jetë në liri”, ka deklaruar Morina.
Morina ka përsëritur se duhet të ndiqen penalisht zyrtarët që, sipas saj, dështuan në përmbushjen e obligimeve ligjore në këtë rast, si dhe shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Ndër kërkesat e tjera ka përmendur trajtimin e femicidit si urgjencë kombëtare, vetingun e pavarur të sistemit të drejtësisë dhe sigurimin e banimit social për të mbijetuarat e dhunës në baza gjinore.
Morina shprehet kritike edhe ndaj reagimeve të përfaqësuesve politikë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke theksuar se reagimet publike pas një tragjedie nuk mund ta zëvendësojnë përgjegjësinë e institucioneve që ato kanë pasur për ta mbrojtur atë gjatë kohës sa ishte gjallë.
Morina: Arlinda Zekaj kishte nevojë për mbrojtje sa ishte gjallë, jo për vajtim pas vrasjes së saj
“Reagimet pas vrasjes së Arlindës, përfshirë ato të pozitës dhe opozitës, i refuzojmë. Arlinda ka pasur nevojë për mbrojtje dhe garantim të të drejtave të saj bazike sa ishte gjallë, jo vajtim pas vrasjes së saj, vrasje e cila u ndërmjetësua prej vetë institucioneve shtetërore… Po e përmend si shembull që ministrja Gërvalla, në konferencën kur i ndau gjetjet e raportit që e pati kërkuar kryeministri Kurti, tha që femicid ka në të gjithë botën, jo vetëm në Kosovë. Me këtë logjikë të argumentit i bie që hajde ulemi krejt dhe nuk ndërmarrim asnjë veprim, sepse gratë vriten gjithkah, jo vetëm në Kosovë. Por jo, ne kemi ku ta drejtojmë gishtin dhe shteti duhet të marrë përgjegjësi dhe të japë llogari për dështimet e veta në mbrojtjen e grave”, tha Morina.
Duke folur për angazhimin e lëvizjes feministe, Morina ka paralajmëruar se protesta dhe angazhimi i aktivisteve do të vazhdojnë, me kërkesë për drejtësi për gratë e vrara dhe siguri për ato që janë gjallë.
Morina: Partitë politike duhet të japin llogari, jo të marrin pjesë në protestë
“Ndërsa në nivel të lëvizjes, që në ditën e parë e kemi thënë që përfaqësuesit e partive politike nuk janë të mirëpritur në protestë. Nëse është nevoja, do të konfrontohen. Të gjitha partitë politike e kanë pasur apo e kanë pushtetin dhe nuk kanë sjellë asnjë ndryshim sistematik që i mbron gratë. Në vend që të jenë në protestë, duhet të jenë në karriget e tyre të pushtetit, në zyrat e tyre dhe të dalin t'ua prezantojnë aktivistëve dhe aktivisteve hapa konkretë në luftën kundër femicidit dhe t'i plotësojnë kërkesat e protestës.”
Morina ka këmbëngulur se protesta është qytetare dhe organizohet pa mbështetje partiake.
Morina: Opozita po tenton ta përvetësojë kauzën, pushteti ta ndërlidhë protestën me opozitën
“Në njërën anë kemi partitë opozitare, siç e ka thënë para disa ditësh bashkaktivistja Liridona Sijarina, shumë qartë dhe publikisht, që partitë opozitare po tentojnë ta rrëmbejnë diskursivisht kauzën qytetare. Në anën tjetër, ka tentativa të organizuara për ta kontestuar protestën nga pushteti, duke thënë që është e lidhur me opozitën dhe që po synon ta rrëzojë qeverinë dhe ta destabilizojë qeverinë. Por po e them edhe një herë që kjo protestë është qytetare, mbahet mbi supet e punës vullnetare të aktivistëve e aktivisteve, me ndihmën financiare vullnetare prej vetë aktivistëve e aktivisteve dhe qytetarëve të Kosovës.”
Të shtunën, më 7 nëntor, në Prishtinë u mbajt protestë mbarëkombëtare kundër femicidit, organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit marshuan drejt institucioneve të vendit, duke kërkuar drejtësi për Arlindën dhe gratë e tjera të vrara, llogaridhënie institucionale dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave. Ndër kërkesat kryesore ishte edhe trajtimi i femicidit si urgjencë kombëtare.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka ritheksuar në Kuvend nevojën për një marrëveshje politike ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ai e ka cilësuar një marrëveshje të tillë si…
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara, që presidentja Justina Shiroka-Pula ia ktheu Kuvendit për rishqyrtim, nuk mund të ndryshohet në formën aktuale. Sipas tij, Kuvendi ka dy rrugë: ta…
Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor. Nëse të paktën 61 deputetë votojnë pro, vetoja rrëzohet dhe ligji…
Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot, në orën 11:00, seancën plenare të ndërprerë dje për mungesë kuorumi pas pauzës. Në rend dite është edhe rishqyrtimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për…
Të premten, më 13 nëntor 2026, në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona do të ketë edhe riga shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të arrijnë deri…
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot nga ora 11:00, ku në rend dite është edhe votimi i Ligjit për Specialen. Seanca u ndërpre dje, pasi deputetët nuk u kthyen në sallë edhe gjysmë ore pas kohës kur ishte…
Ministrja Mimoza Kusari ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një panel diskutimi në kuadër të samitit ndërkombëtar të teknologjisë “Web Summit”, ku është diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian…
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në infrastrukturën e rrjetit elektrik, ka njoftuar KEDS, shkruan “Bota sot”. Përmes…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ku kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, sigurinë dhe…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Irlandës, Helen McEntee, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin, ku kanë diskutuar për…
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinjan, e ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një takim në Paris, ku në tryezë ishin vendosur flamujt e të dy vendeve. Në publikimin e tij në rrjetet sociale, Pashinjani e ka quajtur Kurtin…
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike synon të shtojë edhe 400 shërbime të reja elektronike në platformën eKosova brenda dy vjetësh. Kështu ka bërë të ditur ministri Lulëzon Jagxhiu në një intervistë…
Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është caktuar të mbahet nesër. Krasniqi po përballet me akuzën për veprën penale “Ngacmimi…
Në varrezat e Leshçes në Beograd u varros këtë javë Xhevat Prekazi, një nga futbollistët më të mëdhenj që ka nxjerrë Mitrovica. Arkivoli i tij u mbulua me fanellat e Partizanit dhe Galatasarajt dhe me një flamur bardhezi, ashtu…
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dega në Shtime, kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit për mandatin aktual qeverisës në këtë komunë, shkruan “Bota sot”. Lajmin e ka bërë…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit të Ditës së Mbretit të Belgjikës, shkruan “Bota sot”. Gjatë fjalës së saj…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ku temë…
Ministrja Mimoza Kusari, gjatë vizitës zyrtare në Portugali, ka zhvilluar një takim në Parlamentin portugez me përfaqësues të Grupit të Miqësisë Portugali–Kosovë, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit…
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me synimin e Kuvendit të Kosovës për të votuar sërish ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke shprehur shqetësim për përmbajtjen e amendamenteve…
Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se ndërhyrjet e propozuara mund të cenojnë…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim drejtuesit e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe përfaqësuesen e Konferencës së Rektorëve, me…
Mbetjet mortore të së paku një personi janë gjetur dhe zhvarrosur në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës. Ato janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimit dhe analizave…
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin. Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë,…
Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me Eric Usher, udhëheqës i Iniciativës Financiare të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP FI), në kuadër të…
Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë së Turqisë, Ibrahim Yumakli, në kuadër të Konferencës së Kombeve të…
Nëntë persona që kishin ardhur në Kosovë në kuadër të një delegacioni zyrtar nga Somalia nuk janë kthyer së bashku me pjesën tjetër të delegacionit, duke nxitur shqetësime diplomatike dhe reagimin e institucioneve të…
Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Pas takimit, Kurti ka bërë të ditur se të dyja palët janë…
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati ka zhvilluar një vizitë 2-ditore në Hagë, ku është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi,…
Oda e Veterinerëve e Kosovës (OVK) ka marrë mbështetjen e anëtarëve të Unionit Evropian të Praktikuesve Veterinarë (UEVP) për anëtarësim me status vëzhgues në këtë organizatë profesionale evropiane. Kërkesa…
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë (KLSh), Arben Shehu, të enjten vizitoi Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës (ZKA), ku u prit nga Auditorja e Përgjithshme,…
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me njoftimin për votimin e mundshëm nesër në Kuvendin e Kosovës të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. “Ndryshimet ngrenë…
Ambasada Gjermane në Kosovë ka reaguar lidhur me votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke shpërndarë në rrjetet sociale reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në…
Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që, me afrimin e festave të fundvitit, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin keqpërdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike. Përmes…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se demonstratat në Prishtinë mund të vazhdojnë gjatë javëve të ardhshme, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin tubimet e…
Kryeministri, Albin Kurti, u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Dublin, në margjina të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian. Kurti bëri të ditur se biseduan për bashkëpunimin e mirë ndërmjet…
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka vizituar sot punimet në pesë segmentet e rrugës “Sokoli”, në fshatin Plemetin, të cilat po realizohen në bashkëfinancim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Thaçi…
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kuadër të kërkimeve për personat e zhdukur me dhunë. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Irlanda mbështetje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në ditën e dytë të një turi diplomatik që nisi në Paris me takimet me presidentin francez Emmanuel Macron…
Kuvendi i Kosovës e futi të enjten në rendin e ditës Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me 79 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenim. Megjithatë, votimi vendimtar për rrëzimin e vetos…
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) u bëri sot thirrje institucioneve arsimore, prindërve, mësimdhënësve që të ndërmarrin veprime konkrete për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale të fëmijëve…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Turqisë, Babür Hızlan. Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B., i dyshuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i…
Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas tij, nuk janë konstatuar lëshime. Ndërkohë, Prokuroria Speciale ka marrë në shqyrtim dosjen për…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, me të cilin diskutoi për punën e Institutit, rezultatet…
Lista Serbe ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Listës Studentore, që fitoi zgjedhjet në Serbi, se nuk do të bashkëpunojnë me ta. Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, tha më 7 nëntor se nuk do…
Emilija Markoviq, kandidate e Listës Studentore, ka deklaruar se programi i fitueses së zgjedhjeve në Serbi parasheh që Gjykata Kushtetuese e vendit t'i rishikojë marrëveshjet e arritura gjatë dialogut me Kosovën për normalizimin e…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se nga e hëna do të nisë procesi i amendamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa ka…
Kërçeli ngre dyshime për kontratat e Komunës së Prishtinës: Flet për aneks-kontratë prej 3 milionë eurosh dhe 18 mijë euro për zhvendosjen e bustit të Rugovës
Haxhiu pret Hargreavesin, flasin për prioritetet legjislative të Kuvendit
Edhe Hykmete Bajrami në garë për kreun e LDK-së
“Më mirë sot se nesër”: Rrustem Mustafa rikthen idenë e bashkëpunimit PDK–VV
Kush po e rrezikon stabilitetin e Maqedonisë së Veriut?
Ndryshimet klimatike dhe kërcënimi i urisë globale: një gradë më shumë, miliona jetë në rrezik
Nëntori 2026 mes flamurit e protestës
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Ylli televiziv britanik, Amanda Holden, është shfaqur në një atmosferë festive, teksa të enjten mbrëma ishte…
Aktorja e njohur kubane Ana de Armas dhe këngëtari venezuelian Beto Montenegro janë shfaqur së bashku në tapetin e kuq…
