Intervistohet një person, gjatë kontrollit iu gjetën disa dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se ishin të strukturave paralele serbe
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte duke drejtuar veturën me targa vendore, kanë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se ishin të strukturave paralele serbe.
Rasti ka ndodhur në pikën kufitare Bërnjak dhe është cilësuar si falsifikim i dokumenteve.
“PKK-Bërnjak 12.11.2026 – 14:25. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte duke drejtuar veturën me targa vendore, kanë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se ishin të strukturave paralele serbe”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
