Club Brugge e turpëron Interin, Tresoldi shkëlqen me het-trik
Club Brugge ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Interi, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës për Ligën e Kampionëve.
Edhe pse “Neurazzurët” u vlerësuan si favorit, Brugge fitoi me rezultat 3-4.
Nicolo Tresoldi shënoi nga pika e bardhë për të kaluar belgët në avantazh (30’).
Interi e barazoi falë Lautaro Martinez, i cili e kompletoi asistimin e bukur të Dimarcos (44’).
Sidoqoftë, Brugge e riktheu prapë epërsinë falë Tresoldit që shënoi pas asistimit të Forbs (63’).
Tresoldi pastaj e kompletoi mbrëmjen e bukur për ta siguruar het-trikun (74’).
Interi tentoi të kthehet në lojë, duke shënuar prapë përmes Martinez (81’).
Megjithatë, gjashtë minuta më vonë Vermant e vulosi fitoren pas asistimit të Forbs (87’).
E tëra që bëri skuadra italiane ishte goli i tretë dhe i fundit përmes të inkuadruarit Bonny (90+3’).
Brugge tani ka tre pikë ndërsa Interi mbetet pa pikë pas dy xhirove të zhvilluara./ Telegrafi /
