Foshnja njëmuajshe dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Skenderajt, rasti nën hetime
Një foshnje rreth një muajshe ka ndërruar jetë në rrethana që po hetohen në Skenderaj.
Rasti është raportuar më 28 nëntor 2026, rreth orës 05:00, kur familjarët e kanë dërguar foshnjën, të gjinisë femërore, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj, por ajo ka arritur pa shenja jete.
Sipas deklarimeve të familjarëve, foshnja kishte pasur probleme shëndetësore që nga lindja.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”. /Telegrafi/
