TË FUNDIT

Atletico Madrid merr fitore komode ndaj Manchester Unitedit

Atletico Madridi ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Manchester Unitedit.

“Los Rijoblancos” zhvilluan një paraqitje solide për të triumfuar me rezultat 2-0.

Vetëm disa sekonda pasi nisi ndeshja, Alex Baena asistoi për Pablo Barrios, i cili shënoi për të kaluar Atleticon në epërsi.

Man Unitedi pastaj provoi të këndellet përmes Bryan Mbuemo, i cili nuk i shfrytëzoi dy mundësi të mirë shënimi.

Atletico faktikisht realizoi edhe përmes Johnny Cardosos mirëpo që goli i anulua nga VAR-i shkaku i prekjes së topit me dorë.

Në pjesën e dytë, Atletico e nisi më mirë për të pasur mundësi shënimi përmes Alavarez e Banea, por sërish s’i finalizuan.

Situata për mysafirët u përkeqësua kur Leny Yoro u ndëshkua direkt me karton të kuq (74’).

Vetëm pesë minuta më vonë, Ademola Lookman u gjend në vendin e duhur për ta vulosur fitoren (79’).

MOLA MOLA MOLAAAA 🦅2-0 https://t.co/AveVrNADXx — Atlético de Madrid (@Atleti) October 13, 2026

Atletico Madridi me këtë fitore merr pikët e para në Ligën e Kampionëve, ndërsa Unitedi ka tre sosh./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *