TË FUNDIT

TË FUNDIT

Konjufca takoi kongresistin Torres: Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme

Konjufca takoi kongresistin Torres: Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka takuar kongresistin dhe mikun e madh të shqiptarëve, Ritchie Torres.

Konjufca, ka bërë të ditur sot se gjatë takimit me Torres kanë diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në Kosovë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.

“Siç ka thënë dhe z.Torres, SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në. Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Read More
TË FUNDIT

Policia identifikon lokacionin ku po mbaheshin kafshë të kontrabanduara

Policia identifikon lokacionin ku po mbaheshin kafshë të kontrabanduara

Policia e Kosovës ka identifikuar një lokacion ku po mbaheshin kafshë të kontrabanduara në fshatin Sodovinë e Qerkezve, në Viti.
Në komunikatën e Policisë bëhet e ditur se lokacioni ku po vendoseshin kafshët e kontrabanduara, është pronësi e të dyshuarit M. J. (viti i lindjes 1991), dhe se i njëjti dyshohet se se me të vërejtur njësitë policore është larguar në drejtim të panjohur.

“Policia e Kosovës, konkretisht njësitë e Taskforcës nga Policia Kuftiare – DRK Lindje, me datën 28 mars 2023 kanë pranuar informacione se nga fshati Tanushë – RMV dy automjete janë duke kontrabanduar disa kafshë. Pas informacioneve të pranuara nga njësitë kompetente policore janë ndërmarrë veprime të menjëhershme në terren, duke bërë vëzhgimin e rrugëve ilegale, përmes të cilave po kryhej veprimtaria e dyshuar, ku si rezultat rreth orës 20:00 në fshatin Sodovinë e Qerkezve – Viti është identifikuar lokacioni ku po vendoseshin kafshët..

Read More
TË FUNDIT

Deputetja e PDK-së: Gërvalla në gjumë, Kurti siç duket e ka përjashtuar nga kabineti

Deputetja e PDK-së: Gërvalla në gjumë, Kurti siç duket e ka përjashtuar nga kabineti

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka akuzuar ministrinë e Jashtme të Kosovës për neglizhencë në procesin e sigurimit të njohjeve nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.
Në një postim në Facebook, Musliu Shoshi ka përmendur qëndrimin e presidentes greke se shteti i saj nuk ka ndryshuar qëndrim karsh Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare ka mbetur vetëm një iluzion.

Madje siç shprehet deputetja, “Gërvalla është në gjumë” dhe sipas saj nga ajo që duket, “Kurti e ka përjashtuar krejt nga kabineti”.

Postimi i plotë i Ariana Musliut:

A kemi Ministri të Jashtme?

Në një periudhë mjaft të rendësishme për Republikën tonë, kur nevojitet punë e madhe siç është lobimi për njohje nga 5 shtetet e BE-së, anëtarësim në organizata nderkombëtare, përforcim i ambasadave tona me staf diplomatik e direktiva të qarta nga qendra, ne kemi këtë gjendje faktike:

Shtete jo nj..

Read More
TË FUNDIT

Hill në Luginë të Preshevës: Shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë të ShBA-së

Hill në Luginë të Preshevës: Shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë të ShBA-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, teksa e bëri të qartë se kjo çështje nuk është në agjendën e ShBA-ve.
“Unë nuk besoj dhe e di me siguri që shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E di se kjo ka qenë një temë e shekujve të kaluar, jo vetëm në Evropë, por edhe në vendet e tjera. Por, shkëmbimet e territoreve mund te jenë fatale”, theksoi ai.

Diplomati amerikan nënvizoi se askush në Uashington, në Bruksel dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç pak njerëzve që mund të besojnë se shkëmbimi i territoreve do të bëhej në mënyrë paqësore.

“Ajo për të cilën duhet të brengosemi është se ky rajon i Serbisë [Lugina e Preshevës], dhe rajonet e tjera në Kosovë [pjesa veriore e Kosovës]… ne besojnë që njerëzit mund të lëvizin lirshëm dhe të mos bllokoh..

Read More
TË FUNDIT

Pas takimeve në Gjermani, Lajçak udhëton drejt Londrës për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi

Pas takimeve në Gjermani, Lajçak udhëton drejt Londrës për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak ka deklaruar se është duke vazhduar diskutimet në lidhje me dialogun.
Ai theksoi se pas një dite intensive që pati dje në Berlin, e të mbushur me takime në kuadër të institucioneve të Gjermanisë, tani do të vazhdojë drejt Londrës.

“Tani po shkoj në Londër, për dy ditë konsultimesh mbi dialogun”,tha Lajcak.

Duhet përkujtuar që pas takimeve në kuadër të dialogut të cilat u zhvilluan në Ohër, çështja Kosovë-Serbi është edhe më intensive sa i përket diskutimeve.

Çështja e Asociacionit vazhdon të jetë e hapur, e po ashtu edhe mundësia e marrëveshjeve të reja në mes dy vendeve./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Samiti i organizuar nga presidenti Biden, Osmani flet krahas Macron, Sunak dhe Scholz

Samiti i organizuar nga presidenti Biden, Osmani flet krahas Macron, Sunak dhe Scholz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e Dytë për Demokraci, të organizuar sot virtualisht nga Shtëpia e Bardhë.
“Në një seancë plenare, e cila do të zhvillohet në orën 15:00, Presidentja Osmani do të jetë folëse krahas liderëve botërorë: presidenti të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, kryeministres së Islandës, Katrín Jakobsdóttir, presidenti të Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe krerëve të shtetesh e qeverive nga Zambia dhe Bahamas”,thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se Samiti për Demokraci do të hapet nga presidenti Joe Biden në orën 12:00 dhe do të bashkojë vendet anekënd globit në përpjekjet e tyre për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i..

Read More
TË FUNDIT

Detaje nga vdekja e dyshimtë dje në Vushtrri: Dëshmitari e kishte parë trupin afër një ure

Detaje nga vdekja e dyshimtë dje në Vushtrri: Dëshmitari e kishte parë trupin afër një ure

Policia ka dhënë detaje për rastin e vdekjes së dyshimtë që ka ndodhur dje në Vërnicë të Vushtrrisë.
Në raportin e policisë thuhet se një dëshmitar kishte raportuar se e kishte parë një trup të pa jetë afër një ure të lumit.

Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Read More
TË FUNDIT

Dëme të shumta në Prishtinë nga erërat e forta, kryetari Rama jep detaje

Dëme të shumta në Prishtinë nga erërat e forta, kryetari Rama jep detaje

Ndryshimi i motit dhe erërat e fuqishme që së fundi “trazuan” gjithë vendin sollën dëme të mëdha.
Dëme të tilla pati edhe në Prishtinë.

Disa lisa të rrëzuar kanë dëmtuar edhe automjete të shumta.

Po ashtu dëme pati edhe në kuadër të disa prej ndërtesave në kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar sot disa fotografi nga ndërhyrja e ekipeve emergjente, të cilat prej dje janë duke sanuar dëmet e ndodhura si shkak i këtyre erërave të forta.

“Ekipi nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në bashkëpunim me Zjarrëfikësit dhe NPL „Hortikultura”, këto dy ditë pas erërave të forta dhe reshjeve të shiut, u ka dalë në ndihmë qytetarëve të #kryeqytetit duke u siguruar të evitojë dëmet dhe rrezikun.Faleminderit Drejtori Lulzim Fushtica për gatishmërinë🙏🏻”,shkroi ai./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Edhe tri ditë kohë për deklarimin e pasurisë, Buleshkaj thotë se janë në pritje të 1400 zyrtarëve

Edhe tri ditë kohë për deklarimin e pasurisë, Buleshkaj thotë se janë në pritje të 1400 zyrtarëve

Rreth 2 mijë e 500 deklarime të pasurisë janë dorëzuar deri të martën në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, derisa kanë mbetur edhe tri ditë deri në mbylljen e afatit.
Janë rreth 5 mijë zyrtarë, të cilët obligohen të deklarojnë pasurinë, në të kundërtën do të përballen me gjoba e kallëzime penale.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj thotë për EO se deklarimi i pasurisë është duke vazhduar me avazin e vjetër, duke u lënë për ditën e fundit.

Buleshkaj tha se ata të cilët nuk e deklarojnë pasurinë do të gjobiten deri në 500 euro.

“Deri më tani rreth 2500 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë nga rreth 5 mijë të cilët janë të obliguar, por janë edhe 30 për qind të tjerë të cilët kanë filluar plotësimin e formularit, sepse tash e kemi vënë në funksion deklarimin elektronik të pasurisë edhe jemi në ngjarje se ku janë zyrtarët me plotësim të këtij formular..

Read More
TË FUNDIT

Moti për ditën e sotme, temperaturat deri në -3 gradë

Moti për ditën e sotme, temperaturat deri në -3 gradë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të bien në vlera të lehta negative , ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin rreth 11 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të sillen mes -3 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja.

Read More