TË FUNDIT

TË FUNDIT

Edhe sot vazhdon seanca gjyqësore e Speciales ndaj Pjetër Shalës

Edhe sot vazhdon seanca gjyqësore e Speciales ndaj Pjetër Shalës

Edhe sot do të vazhdojë seanca gjyqësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.
Seanca pritet të fillojë nga ora 09:30 dhe do të vazhdojë deri në ora 16:00.

Në seancën e djeshme të Shalës ishte e ftuar dëshmitarja e dytë e mbrojtur, e identifikuar me numrin gjashtë. Derisa ajo ishte duke folur, ish-komandant “Ujku” i UÇK-së është larguar nga salla me arsyen se është nervozuar nga mënyra si po rrjedhë procesi dhe është në ankth.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.

Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Read More
TË FUNDIT

Musa: Krimet që u janë veshur UÇK-së kanë qenë të pamundshme

Musa: Krimet që u janë veshur UÇK-së kanë qenë të pamundshme

Në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, ku po zhvillohet procesi gjyqësor kundrejt Pjetër Shalës, ish-ushtar i UÇK-së, por që pas pak ditësh do të nisë procesi edhe ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Duke qenë se ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është vazhduar paraburgimi, nga Prokuroria Speciale e Hagës, me arsyetimin se mund të rrezikohen dëshmitarët, avokati Skender Musa vlerësoi se ky arsyetim është i pavend.

Sipas tij, tanimë do të nisë procesi gjyqësor dhe të gjitha dëshmitë dhe provat janë të njohura, ndërkohë që dëshmitarët e panjohur, të mbrojtur, nuk kanë ndonjë rrezik potencialë, ngase për ta nuk dihet asgjë, duke shtuar s Policia e Kosovës ka aftësi të mbrojë e të zbatoje çdo masë, për ta realizuar çdo vendim i lëshuar nga Gjykata.

Musa theksoi se në drejtësi rrethanat specifike përfshin shumë gjëra, në radhë të parë bëhet fjalë për peshën e veprave penale, që mund të jenë të natyrave të ndryshme si: vrasje, ke..

Read More
TË FUNDIT

Infermierët paralajmërojnë grevë, pagesa për kujdestari u rrit veç 2 euro

Infermierët paralajmërojnë grevë, pagesa për kujdestari u rrit veç 2 euro

Infermierët e sektorit publik paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë, në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre, e ato janë, rritja e pagesës për ndërrimet e natës dhe pagesa për kujdestaritë për të shtunat e të dielat.
Mentor Sejdiu, nënkryetar i Shoqatës Sindikale të Infermierëve të QKUK-së, tha se ata si sindikatë, janë të diskriminuar me Ligjin për Pagat.

“Edhe sot ka qarkulluar një tabelë për pagesën për kujdestari ku shihet edhe aty një diskriminim nga ata që për dëshirën e vet e rregulluan kujdestarinë me Ligjin për Pagat, por për infermierët asgjë”, tha Sejdiu për RTK-në.

Ai sqaroi se për të mërkurën kanë thirrur në takim kryetaren e sindikatës, Tevide Imeri, me të cilën u shpreh se do të bisedojnë dhe do të dalin me një konkludim se çfarë të bëjnë.

“Për infermierët, pagesa është vetëm 20 euro ndërrimi i natës, siç ka qenë edhe më herët, kurse të shtunën e të dielën nuk ka pagesa, dhe vazhdon av..

Read More
TË FUNDIT

Konjufca takon Nancy Pelosin, flasin për forcimin e bashkëpunimit

Konjufca takon Nancy Pelosin, flasin për forcimin e bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është takuar me ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve dhe miken e kahmotshme të Kosovës, Nancy Pelosi, e cila e ka pritur në Kongresin Amerikan.
Kryeparlametari Konjofca në një postim në Facebook ka thënë se me Kongresisten Pelosi shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet në rajon dhe arenën ndërkombëtare, forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Gjithashtu u diskutua edhe për rëndësinë e avancimit në proceset euroatlantike dhe vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Kosovës nga aleati dhe partneri strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeparlametari ka nënvizuar faktin se popujt dhe shtetet tona ndajnë të njëjtat vlera dhe parime të lirisë e demokracisë, dhe se çdo ditë e më tepër po i zgjerojnë fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Kosova dhe populli ynë janë të bekuar që kanë miq kaq të mrekullueshëm e të çmuar si Kongresistën Pelosi dhe përkrahjen e pakursyer të Shteteve të Ba..

Read More
TË FUNDIT

E furnizoi veturën në dy pika të derivateve pa paguar, arrestohet i dyshuari në Kaçanik

E furnizoi veturën në dy pika të derivateve pa paguar, arrestohet i dyshuari në Kaçanik

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshimtë në Kaçanik.
I njëjti është arrestuar nën dyshimin se në dy pika të derivateve ka furnizuar veturën e tij dhe nuk e ka bërë pagesën.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Rrahje në mes të burgosurve në Dubravë, njëri prej tyre pëson lëndime trupore

Rrahje në mes të burgosurve në Dubravë, njëri prej tyre pëson lëndime trupore

Një përleshje fizike raportohet të ketë ndodhur në burgun e Dubravës.
Në hapësirat e burgut pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari e ka sulmuar viktimën ( të dy të burgosur dhe në vuajtje të dënimit).

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Pamje nga lokali që u demolua mbrëmë në Prishtinë, lëndime pati edhe menaxheri

Pamje nga lokali që u demolua mbrëmë në Prishtinë, lëndime pati edhe menaxheri

Një lokal në Prishtinë është demoluar mbrëmë nga persona të dyshimtë.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas të dhënave të para thuhet se disa persona kanë hyrë në një lokal dhe i kanë demoluar disa tavolina dhe më pas e kanë sulmuar edhe menaxherin e këtij lokali, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lokali i cili u demolua në këtë rast raportohet se është “Bon Vivant.

Viktima nga ky rast ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Njëri nga të dyshuarit është identifikuar ndërsa rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Hill tregon se a do të ketë reciprocitet për shqiptarët e Luginës sikur serbët në Kosovë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka përsëritur qëndrimin e tij për reciprocitetin në të drejta të barabarta në mes serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Serbi.

Hill ka thënë se dialogu i Brukselit nuk parashikon reciprocitet duke përfshirë edhe të drejtat e shqiptarëve në Serbi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Dialogu i Brukselit është duke vazhduar që nga viti 2013. Unë mendoj se BE ka marrë një detyrë shumë të vështirë dhe dialogu i Brukselit nuk parasheh reciprocitetin. Reciprociteti që ju flisni, që ka të bëjë me qytetarët shqiptarë brenda Serbisë, duhet të zgjidhet brenda Serbisë. Kushtetuta e Serbisë e thotë se shqiptarët janë të barabartë me të tjerët në Serbi. Shumë njerëz në korrin diplomatik vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje këtyre problemeve. Janë probleme të cilat jemi të brengosur të gjithë dhe duhet të ketë një zgjidhje” ka thënë ambasadori amerikan në Serbin në një intervistë për një media shqiptare në Luginë të Preshevës, transmeton Express, përcje..

Read More
TË FUNDIT

Zëdhënësi i Qeverisë provon të “nxirret” pak: Në marrëveshjen e Ohrit askund s’përmendet termi ‘Asociacion’

Zëdhënësi i Qeverisë provon të “nxirret” pak: Në marrëveshjen e Ohrit askund s’përmendet termi ‘Asociacion’

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se në marrëveshjen e Ohrit askund nuk përmendet termi ‘Asociacion’.
Në fakt, pika 7, ajo diskutabilja e që kryeminstri po i referohet si vetëmenaxhim, është më e keqe sesa Asociacioni sipas shumë opinionistëve, pasi parasheh një lloj autonomie, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, Kryeziu ka përmendur edhe çështjen e të zhdukurve me dhunë, si pjesë e kësaj pike.

“Ndërkaq, neni 7 formulimi kërkohet angazhim i menjëhershme është cështja e marrëvshjes e cila nuk përmbanë as termin e Asociacionit e as substancën e komunave me shumicë serbe.

Pra, urgjencë ka çështja e të zhdukurve me dhunë, kërkesë për angazhim të menjerëhershëm është pika 7 e marrëvshjes e cila nuk përmbanë trmin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e as substancën e komunave serbe.

Termi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të gjind..

Read More
TË FUNDIT

Persona të maskuar demolojnë një lokal në rrugën “Rexhep Luci”

Persona të maskuar demolojnë një lokal në rrugën “Rexhep Luci”

Persona të maskuar kanë demoluar një lokal në rrugën “Rexhep Luci”, gjegjësisht te pjesa e njohur si te “Kinemaja”.
Kështu ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, që shtoi se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, përcjell lajmi.net.

Në koordinim me prokurorin e shtetit kanë filluar hetime për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

“Sot rreth orës 21:30, kemi pranuar informatën për demolimin e një lokali në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë. Menjëherë njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisë një hetim për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet ndër tjerash në përgjigjen e policisë.

Read More